Autoritetet në Londër tani janë duke u përballur me një problem të ri. Dhelpërat kanë zbarkuar në metropolin britanik. Shumë banorë në periferi të Londrës, që sigurisht kanë dhe leje kanë bërë gati armët për të vrarë këto kafshë.
‘Shumë njerëz i gjejnë dhelpërat në shtëpitë e tyre dhe kanë frikë për fëmijët. Dhelpërat janë kthyer në një problem të vërtetë në Londër. Ne kemi marra masa për këtë problem’, thotë një banor.
Autoritete thonë se në asnjë vend të botës nuk ka kaq shumë dhelpëra sa në Londër. Madje dhe kryeministri britanik David Cameron ditët e fundit ka pasur një vizitore dhelpër.
Por ka dhe nga ata që kujdesen për këto kafshë. “Qytete tona janë rritur vazhdimish, kështu dhelpërat kanë mësuar që jeta afër nesh është më e thejshtë”, thotë një banor që kujdeset për dhelpërat.










