• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTOLAJM / Dëmtohet Kalaja e Prezës, tërmeti e çan kullën në dysh

by A R
26/11/2019 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tërmeti me magnitudë 6.4 që goditi vendin tonë nuk ka kursyer as monumentet e kulturës.

JavaNews siguron fotot e Kalasë së Prezës, kulla e së cilës ka marrë dëmtime serioze.

Në foto duket edhe perimetri i sigurisë që ka krijuar policia, ndërkohë që nuk dihet nëse dëmet në fjalë e rrezikojnë qëndrueshmërinë e saj.

Historik i Kalasë:

Kalaja e Prezës është ndërtuar mbi një shkëmb i cili zgjatet duke u ulur në drejtim të veri-jugut. Ana lindore e kalasë është e mbrojtur nga vetë terreni, kurse ana perëndimore përbën një territor të sheshtë, prandaj dhe fortifikimi është përqendruar pikërisht në këtë pjesë.

Kalaja ka planimetri katërkëndore me brinjë 80 x 50 m. Ajo përforcohet nëpër qoshe me katër kulla që kanë planimetri rrethore. Në murin perëndimor për të përforcuar më tepër sistemin fortifikues të kalasë, pasi kjo pjesë është me e ekspozuar dhe më pak e mbrojtur ndaj sulmeve si dhe ka një largësi të konsiderueshme midis kullave, është ndërtuar një kullë katërkëndëshe e dalë nga muri. Në faqen jugore është ndërtuar një kullë tjetër katërkëndëshe për të mbrojtur hyrjen e vetme të kalasë. Kjo kullë përforcohet dhe nga oborri që ndodhet në përbërje të saj. Në kala kemi katër faza të ndryshme ndërtimi. Periudha e parë lidhet me fortifikim e kalasë, e dyta lidhet me rindërtimin e mureve rrethuese, e treta ka të bëjë me ndërtimet që janë bërë brenda mureve rrethuese, kurse faza e katër lidhet me ndërtimin e një kulle sahati që nuk ka të bëjë me sistemin fortifikues, por i përket një periudhe të mëvonshme. Periudhës së parë i përkasin vetëm muret rrethuese, të cilat ruhen në lartësi të ndryshme. Mbi mur në trashësinë e tij është vendosur një platformë drusore që shërben të për lëvizjen e luftëtarëve. Për mbrojtjen e kalasë shërbenin frëngjitë të cilat janë të pranishme në të gjitha kullat. Me anë të tyre kontrolloheshin të gjitha muret e kalasë si dhe hyrja e saj. Kalaja ka pasur vetëm një hyrje. Ajo ndodhet në mes të faqes jugore të murit rrethues, midis kullave 1 dhe 2. Për të bërë sa më të sigurt hyrjen, ajo është e mbrojtur nga një kullë katërkëndëshe. Porta e kalasë mbyllet nga sipër me qemer cilindrik të shtrirë. Duke u nisur nga sipërfaqja e vogël e kalasë autorët mendojnë se ajo nuk duhet të ketë shërbyer për banim, por ka pasur vetëm funksion ushtarak.

Përmasat e vogla të saj si dhe qëndrueshmëria jo shumë e madhe e mureve rrethuese, e klasifikojnë këtë kala si një objekt që ka shërbyer për vëzhgimin e rrugëve të rëndësishme ekonomike dhe ushtarake, që kalonin poshtë saj, nëpër fushën e Tiranës.

Ndihmesën e parë përsa i përket datimit të saj na e jep Marin Barleti. Në pjesën ku bën fjalë për ardhjen e ushtrisë turke dhe rrethimin e Krujës, ai përmend fushën e Tiranës që e vendos midis qytetit të Krujës dhe qytezës së parthinëve. Më poshtë ai thotë se kjo qytezë quhej me emrin Prezë dhe ishte kthyer në një gërmadhë. Ky përcaktim i fushës së Tiranës i bërë nga M, Barleti duket se është mjaft i saktë dhe nuk lë vend për dyshime.

Preza përmendet sërisht më vonë në një relacion anonim të vitit 1570. Ky relacion bën fjalë për rindërtimin që i ishte bërë kalasë nga turqit. Problemi i datimit të kalasë ka qënë mjaft i vështirë. Mirëpo përmendja e saj në një gjendje të mjerueshme nga Barleti, tregon se ajo duhet të jetë ndërtuar para rrethime të Krujës nga turqit. Kjo e klasifikon informacionin e relacionit anonim të vitit 1570 si jo të saktë. Pra siç e përmendëm më sipër, ajo në vitin 1466, sipas Barletit, ishte kthyer në një gërmadhë. Që të arrinte këtë gjendje të shkatërrimit ajo duhet të jetë braktisur shumë kohë më parë, pra që në fillim të luftërave të Skënderbeut. Arsyeja e braktisjes së saj mund të ketë qënë paaftësia e saj për ti rezistuar luftimeve dhe rrethimeve të gjata. Si kohë e mundshme e ndërtimit të Prezës mund të ketë qënë fillimi i shek. XV nga principata e Topiasve, e cila ishte zotëruese e kësaj zone.

Next Post
FOTO/ Shembet hoteli luksoz në Durrës

FOTO/ Shembet hoteli luksoz në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ulen të punësuarit në industrinë nxjerrëse dhe përpunimit, por shtohen tek ndërtimi! INSTAT: Rritje edhe tek indeksi i fondit të pagave

Sektori i ndërtimit, Rama: Nuk do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

February 1, 2026
Studimi: Oqeanet dikur ishin të gjelbra, në të ardhmen mund të bëhen vjollcë

Studimi: Oqeanet dikur ishin të gjelbra, në të ardhmen mund të bëhen vjollcë

February 1, 2026
Dojsa “Epstein”, Trump: Dokumentet e publikuara hedhin poshtë akuzat ndaj meje

Dojsa “Epstein”, Trump: Dokumentet e publikuara hedhin poshtë akuzat ndaj meje

February 1, 2026
A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira?

A ia vlen të blesh një apartament për ta dhënë me qira?

February 1, 2026
Diplomacia e pinguinit: Pse tani BE-ja reagon me meme ndaj bullizmit amerikan

Diplomacia e pinguinit: Pse tani BE-ja reagon me meme ndaj bullizmit amerikan

February 1, 2026
Veliaj padit Presidencën dhe Ols Dadon: Noteri u emërua prokuror pa arsimin përkatës

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në fuqi “arrestin në burg”

February 1, 2026
Bill Gates në dosjet Epstein: Akuza tronditëse, shantazhe dhe hije mbi imazhin e filantropit

Bill Gates në dosjet Epstein: Akuza tronditëse, shantazhe dhe hije mbi imazhin e filantropit

February 1, 2026
Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

Rama: Shpallen dëmshpërblimet për 15 bashkitë e prekura nga zjarret, rritet mbi 2% buxheti i Mbrojtjes

February 1, 2026
Gjykata urdhëron lirimin e një fëmije 5-vjeçar të ndaluar nga ICE-ja në Minneapolis

Gjykata urdhëron lirimin e një fëmije 5-vjeçar të ndaluar nga ICE-ja në Minneapolis

February 1, 2026
Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana…

Qytetet ku fitohet më shumë nga qiradhënia ditore, nuk është Tirana…

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In