Kreu i qeverisë shqiptare, i cili ndodhet me bashkëshorten e tij në SHBA, ka postuar pasditen e sotme në Facebook një fotografi familjare.
Në të duken Barak dhe Mishel Obama si dhe Edi Rama & Linda Basha.
Kryeministri e ka cilësuar fotografinë si ‘Foto e ditës’. Ai ndodhet në SHBA në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.










