Në mesin e bizneseve të vogla që këtë të martë mbyllën për një orë qepenat kundër vendosjes së tyre në skemën e TVSH-së, ka edhe nga ata që mund ta përballojnë.
Por kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për të mbështetur kauzën e tregtarëve.
“Jemi solidarë. Nuk mund të jemi grevë-thyes”, lexohet në një letër të ngjitur në derën e një dyqani, i cili ashtu siç bënë me qindra biznese, mbylli derën në shenjë solidariteti me protestën.

/a.m.










