Astronautët kanë sjellë një pamje unike të planetit tonë nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor.
Bob Behnken, i cili ka rreth një muaj në stacion postoi në Twitter një foto të bukur ku shfaqen yjet, qytetet si edhe një kometë.
“Qielli natë, pak para agimit në Stacionin Hapësinor. Yje, qytete, anije kozmike dhe një kometë”, shkruante ai.
Nuk dihet se mbi ç’qytete po qëndronte stacioni hapësinor. Megjithatë bëhet e ditur se kometa quhet Neowise dhe do të jetë e dukshme gjatë Korrikut.
Kometa do ta arrijë pikën më të afërt me Tokën më 23 Korrik, ku do të jetë rreth 103 milionë kilometra larg.
/a.r