• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fotoja e Veliajt-Blinken ngjall debat | Balliu: Nuk ndodh në asnjë vend; Gjylameti e ironizon: Skandaloze!

by A R
15/02/2024 22:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një detaj gjatë vizitës së Sekretarit të Shtetit Antony Blinken ngjalli debat sonte në studion e “Opinion”. Shefi i Organizimit në PD Klevis Balliu deklaroi se nuk ndodh në asnjë vend tjetër që një personalitet i tillë të takojë kryetarin e bashkisë, referuar fotos së Erion Veliajt që shtrëngon duart me Blinken.

Deputetja e PS Blerina Gjylameti e ironizoi duke thënë se “paska shkuar situata në atë pikë që numri dy i shtetit më të fuqishëm të botës nuk ka informacion se kë do të takojë në Shqipëri”.

Ndërkohë të ftuarit e tjerë, e cilësuan si një moment mirëseardhjeje dhe jo takim të mirëfilltë.

Klevis Balliu: Ma gjej një rast tjetër kur një Sekretar i Shtetit, numri dy i shtetit më të fuqishëm në botë shkon takon kryetarin e bashkisë.

 Julian Zyla: Nuk ka qenë takim…

Baton Haxhiu: Se ka takuar! Mirëseardhja nuk është takim, si je…

Klevis Balliu: Nuk ndodh në asnjë vend të botës.

-Nuk është takim zyrtar kam përshtypjen, është mirëseardhje.

Klevis Balliu: Zoti Fevziu, më gjeni një foto tjetër të këtillë në cilindo shtet që të doni ku vjen Sekretari i Shtetit dhe pritet nga kryetari i bashkisë. Se ka protokoll, është 3 vjet shkollë. Në të njëjtën kohë kur po jepej lajmi që jemi këtu te Piramida e rinisë e këto mashtrimet e këtij, dilte lajmi që ne jemi popullsia që po plakemi më shpejt në Europë.

Blerina Gjylameti: Qenkemi në një pikë skandaloze! Shtetet e Bashkuara, DASH duhet të fillojë të reflektojë në çfarë situate është…Vjen Sekretari amerikan i Shtetit në Shqipëri pa asnjë informacion se kë do të takojë, për kryeministrin sikundër thanë më të korruptuar në raporte, që paska lobuar me 6500 dollarë për dhoma hoteli. Të kuptojmë ku kemi arritur! Me 6500 dollarë ka lobuar për politikën e SHBA-së, ka arritur Sekretari i Shtetit të vijë në Shqipëri, të mos ketë asnjë lloj informacioni se çfarë do të bëjë, jemi në një soj situate që unë besoj është kaq paradoksale, po arrijmë deri në nivelin e qesharakes. E dini se çfarë jeni duke thënë? A e dini se kush ka ardhur?! Kemi arritur tani që i japim informacion gjithë botës.

Klevis Balliu: Këto Ahmetaj, Beqajt e këto a janë të partisë? Se kanë gjysmën e grupit në burg…Ju keni një qeveri…

Blerina Gjylameti: Je paradoksal në ato që thua!

/a.r

Next Post
“Vizita e Blinken, lajm i keq për Lulzim Bashën…” Baton Haxhiu tregon pse

“Vizita e Blinken, lajm i keq për Lulzim Bashën…” Baton Haxhiu tregon pse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rregullat e reja të GJKKO/ Ndreca: Kufizime pa bazë ligjore! Cenojnë lirinë e medias dhe publicitetin e gjykimit

Rregullat e reja të GJKKO/ Ndreca: Kufizime pa bazë ligjore! Cenojnë lirinë e medias dhe publicitetin e gjykimit

August 5, 2026
Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës

August 5, 2026
Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas motoçikletën, plagoset 1 person

Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas motoçikletën, plagoset 1 person

August 5, 2026
NASA i quan “dragonj”/ Retë e zjarrit në Evropë, çfarë janë dhe pse po alarmojnë ekspertët?

Vatër zjarri në Peshkëpi të Selenicës, rrrezikohen banesa. Flakët përfshijnë pjesërisht edhe një varrezë makinash

August 5, 2026
Berisha: Rama urdhëroi t’i disbursohen 8,5 milionë euro Ermal Beqirit

Berisha: Rama urdhëroi t’i disbursohen 8,5 milionë euro Ermal Beqirit

August 5, 2026
Flakët ‘nxorën në provë’ avionin e ri, “Air Tractor” nis operacionin në Mallakastër

Flakët ‘nxorën në provë’ avionin e ri, “Air Tractor” nis operacionin në Mallakastër

August 5, 2026
Trafik i rënduar në rrugët e Lezhës, piku i sezonit turistik rrit fluksin në akset kryesore

Trafik i rënduar në rrugët e Lezhës, piku i sezonit turistik rrit fluksin në akset kryesore

August 5, 2026
Ndarja e re territoriale, Xhepa: Bashki më të forta, por kujdes përfaqësimin!

Ndarja e re territoriale, Xhepa: Bashki më të forta, por kujdes përfaqësimin!

August 5, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Aeroporti i Vlorës: Si u bllokua projekti 103.9 milionë euro dhe pse shteti po zgjidh kontratën

August 5, 2026
Transportonin 24 emigrantë drejt Europës, arrestohen 3 persona në aksin Librazhd-Elbasan

Transportonin 24 emigrantë drejt Europës, arrestohen 3 persona në aksin Librazhd-Elbasan

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com