Kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës Lulzim Basha kanë zhvilluar një takim që do të ofronte një zgjidhje për ngërçin politik.
Ky takim është thirrur me ftesë të kreut të Shtetit Bujar Nishani.
Një foto e kapur nga kjo tryezë ka bërë “xhiron” në rrjetet sociale dhe mesa duket nuk i ka shpëtuar edhe kryeministrit Rama.
Në foton e postuar nga kreu i qeverisë është shkruar “O çun na bo një foto kshu, Edin ene Jarin kapi pa menje”.
Postimi është shoqëruar me disa fytyra duke qeshur me lot.