Nje person ne Vlorë eshte ne hetim ne gjendje te lire pasi ka fotografuar voten dhe pasi eshte konstatuar nga komisioneret, e ka grisur ate dhe eshte larguar.
Seksioni i Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Vlorë, ka filluar procedimin penal dhe ka shpallur në kërkim policor, shtetasin me inicialet R.M., 54 vjeç, banues në Vlorë.
NGJARJA
Më datë 25.06.2017, Policia e Vlorës ka filluar ndjekjen penale ndaj këtij shtetasi, pasi sot rreth orës 13:30 në ambientet e DVP Vlorë është depozituar një kallëzim penal nga KZAZ Nr.82 Vlorë, mbi bazën e të cilit thuhet se ky shtetas ka fotografuar fletën e votimit dhe në momentin që ky veprim është konstatuar nga anëtaret e Komisionit të qendres se votimit Nr. 4495/1 (me vendndodhje në lagjen “Isa Boletini”) që i përket KZAZ Nr.82 Vlorë, ka dëmtuar (grisur) fletën e votimit dhe më pas është larguar nga kjo qender votimi.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë në ngarkim të shtetasit R.M., për veprat penale “Dëmtime me dashje të materialeve zgjedhore” dhe “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, parashikuar nga nenet 326/a dhe 327 të Kodit Penal.
a.ç