• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Fotografoi votën në 25 Qershor, dënohet 21-vjeçari

by A R
25/12/2017 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës ka shënuar të parin dënim me burg për fotografimin e votës.

Bëhet fjalë për një 21 vjeçar në kryeqytet, që fotografoi votën e tij në zgjedhjet e 25 qershorit. Ai u dënua me 2 muaj burg, por përfundimisht do t’i nënshtrohet një dënimi alternativ, duke punuar 80 orë në interes të publikut.

Ndryshimi ligjor i bërë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit 2017 për dënimin me burg të personave që fotografonin fletën e votimit nuk është marrë seriozisht nga një 21 vjeçar në Tiranë.

Ai nuk ka ngurruar të shkelë ligjin dhe tashmë do të vuajë pasojat. Denis Nuhaj është personi i parë që dënohet me burg nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “shkeljes së fshehtësisë së votimit”. Në përfundim të një gjykimi me kohë të shkurtuar i riu është dënuar me 2 muaj heqje lirie. Nuhaj është gjykuar në gjendje të lirë dhe përpos këtij dënimi ai nuk do të shkojë në qeli. Përfundimisht gjykata ka zëvendësuar dënimin me burg me një dënim alternativ, sipas të cilit 21 vjeçari është i detyruar për të kryer 80 orë punë të papaguar me interes publik.

Sipas vendimit të shpallur nga gjyqtarja Ardiana Beraj, një kopje e të cilit u sigurua nga “ABCneës” i riu është ndaluar ditën e zgjedhjeve. Ai është kallëzuar nga kryetarja e qendrës së votimit të ngritur në ambientet e shkollës “Dëshmorët e lirisë” në kryeqytet.  Atij i është bllokuar në cilësinë e provës materiale edhe një apartat telefonik iPhone me të cilin kishte fotografuar fletën e tij të votimit. Para hetuesve i riua ka deklaruar se votonte për herë të parë dhe se nuk e dinte se fotografimi i votës ishte vepër penale. Ai ka theksuar se nuk e kishte bërë foton për ndonjë përfitim material.

Masat e ashpra ndaj krimeve zgjedhore janë sanksionuar në nenin 327 të Kodit Penal.  Sipas këtij neni fotografimi apo filmimi i fletës së votimit dhe shfaqja e saj tek persona të tjerë përbën vepër penale dhe dënohet me burg nga 3 muaj deri në 3 vjet./abcnews.al

Next Post
Mehmedi mund të transferohet tek Hamburgu

Mehmedi mund të transferohet tek Hamburgu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Vangjeli skeptik me policinë për gjobën 5 mln euro: E njoh njërin nga biznesmenët…

September 3, 2026
“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

“Nëse Rama jep dorëheqjen, a e ka PD-ja ekipin gati?”, debat mes pedagogut dhe zyrtarit demokrat

September 3, 2026
E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

E qëlluar nga plumbat/ Ndalohet një tjetër makinë e përfshirë në përplasjen me armë në Vlorë

September 3, 2026
Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

Zhdukja e celularit të kapur si provë material në Burgun e Fierit, pezullohen 4 punonjës të IEVP

September 3, 2026
Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

Situata e zjarreve, “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

September 3, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Pasqyra dhe floriri

September 3, 2026
Gjenerata Z po i largohet alkoolit, industria humb 830 miliardë dollarë në vlerë brenda katër viteve

Gjenerata Z po i largohet alkoolit, industria humb 830 miliardë dollarë në vlerë brenda katër viteve

September 3, 2026
Prani ushtarake në Gjirin Persik deri në vitin 2027, Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

Prani ushtarake në Gjirin Persik deri në vitin 2027, Pentagoni i jep kohë Trumpit për të peshuar opsionet ndaj Iranit

September 3, 2026

Tre plagët dhe dhimbshuria e administratës publike

September 3, 2026
Rama e zgjodhi si ministre Shëndetësie, Spahiu: Do çoj përpara çdo angazhim

Rama e zgjodhi si ministre Shëndetësie, Spahiu: Do çoj përpara çdo angazhim

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com