• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fotografia që shkroi historinë/ Rrëfimi tronditës pas 20 vitesh i nënës që mbante foshnjën në gji

by Java News
12/04/2019 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ivajë, Kaçanik, 3 shtator 1998. Lufta në Kosovë kishte marrë përmasa të jashtëzakonshme. Një pjesë e madhe e burrave ishte bashkuar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë bashkëshortet e tyre me të moshuarit dhe fëmijët. Ndër to ishte dhe Sherife Luta, 22 vjeç, shtatzënë, pak para lindjes.

“Kisha lindje shumë të vështirë. Shëndeti i lig nuk ishte e vetmja gjë që më shqetësonte. Edhe pse mjekët më kishin thënë të shkoja për të lindur në Prishtinë, ata (ushtarët serbë) nuk ma lejuan. Vajzën time, Besën, e linda në maternitetin e Ferizajt”, tregon Sherifja për Deutsche Wellen.48182964_303

Ritregimi i të kaluarës e mbush me emocione të trazuara Sherifen, sot nënë e tre fëmijëve: një vajze dhe dy djemve. Rrëfimin për periudhën dramatike të 20 viteve më parë e nis nga e bija, e cila i përket gjeneratës së fëmijëve kosovarë të lindur në kushte lufte. Por sfida nuk ishte vetëm lindja.45454

Ikja me beben në gji

Ivajë, Kaçanik, 8 mars 1999. Kur Besa ishte vetëm 6 muajshe, Sherifes iu desh të linte shtëpinë e të kapërcente malet, për të shpëtuar nga forcat serbe që po afroheshin gjithnjë e më tepër në fshat. Me familjen e të shoqit dhe familjen e saj ajo nis rrugëtimin drejt Maqedonisë, shtet kufitar me Kaçanikun. Nuk kishte kohë të merrte rrobat me vete. Në furrë la bukën që po piqte për familjen, mori vajzën dhe dolën nxitimthi.

Vështirësitë e së kaluarës sot duken si një ëndërr e keqe për familjen Luta, e cila pas luftës ka ndërtuar një shtëpi të re në Kaçanik të vjetër. Besa vijon studimet në vitin e dytë në degën “Shkencat Politike” në Ferizaj. “Këto histori i kam dëgjuar nga nëna ime. Duke u rritur, kam nisur të kuptoj realitetin dhe sfidat e saj, babait tim dhe të gjithë shqiptarëve. Të njëjtat vështirësi dhe sfida kanë kaluar edhe shokët dhe shoqet e gjeneratës time. Shpeshherë bisedojmë dhe i rrëfejmë njëri-tjetrit këto histori. Ato janë aq të ngjashme dhe aq të ndryshme njëkohësisht nga njëra-tjetra” – i thotë Besa Luta DW-së.

Fotografia që shkroi historinë

Sherife Luta nuk di ta thotë me saktësi datën, se kur u shkrep fotografia që e shndërroi atë dhe të bijën, Besën, në simbolin e eksodit të refugjatëve kosovarë të luftës që u strehuan në Maqedoni. “Nuk e mbaj mend nëse ka qenë data 3 apo 4 prill i vitit 1999. Por momentin e shkrepjes së fotografisë e kam të freskët si sot. Atë ditë kishte shumë kameramanë dhe fotografë. Madje me kërkuan që edhe të jepja intervistë, por nuk pranova. Isha shumë e lodhur”,  rrëfen Sherifja, asokohe 22 vjeç.

Deri në vitin 2000 ajo dhe familja e saj nuk e kanë ditur ekzistencën e fotografisë. Ishte bashkëshorti i saj, Mirvati, i cili sheh në një reklamë të madhe në një rrugë të Prishtinës fotografinë e gruas dhe vajzës së tij. Me kalimin e viteve, ata nisën të kuptonin rëndësinë e madhe të fotografisë dhe kopertinës së revistës së famshme botërore “TIME”, e cila kishte vlerësuar që rrugëtimin e kosovarëve që i iknin forcave militare serbe ta rrëfente nëpërmjet këtij çasti. Vonë kuptuan që nënë e bijë ishin tashmë një pjesë e historisë së Kosovës. “Ajo fotografi është gjithçka. Tregon sakrificën e jashtëzakonshme të nënës time, që më mbajti në gji me javë të tëra duke ecur maleve. Ajo është simbol i sakrificës së gjithë popullit tonë”, thotë Besa Luta.

Sherife und Besa Luta (DW/E. Elezi)

Por fotografia kapi vetëm një prej çasteve të vështira të vuajtjeve të Sherifes, e cila me foshnjën 6 muajshe nisi luftën e saj për mbijetesë, që nga 8 marsi e deri në javën e parë të prillit. “Në një moment, kur ishim të strehuar në një shtëpi me 300 refugjatë të tjerë, Besa nuk po qante më. Ajo kish ngrirë nga i ftohti dhe nuk kishte çfarë të pinte. U trembëm shumë. Në ato momente, kunata ime e merr vajzën dhe e fut në furrën për pjekjen e bukës, që të shkrinte. Në fakt, të gjithë mendonim se ka vdekur. Mund të kenë kaluar 10 minuta, kur befas Besa nisi të qajë. E nxorëm nga furra dhe i hodhëm sipër një batanije – të cilën e ruaj ende si kujtim. Duartrokitjet e njerëzve nuk kishin fund”, tregon mes emocioneve Sherife Luta.

20 vite më pas…

Sherife und Besa Luta (DW/E. Elezi)

Nëse lindjen dhe fëmijërinë i ka dëgjuar si histori të rrëfyera nga e ëma, sot Besa jeton rininë e saj në një Kosovë të lirë. “Kosova sot ka shumë probleme, por më e rëndësishme është se tashmë ajo është e pavarur dhe shpresoj që gjërat që aktualisht nuk funksionojnë, të përmirësohen me kalimin e kohës”.

Për të ardhmen ka shumë plane, e plani i parë është të kryejë studimet master. Besa nuk interesohet shumë për politikën në Kosovë. “Kur jemi në fakultet, miqtë e mi flasin në pjesën më të madhe të kohës për politikën. Vetëm i dëgjoj dhe kam preferuar të mos përfshihem asnjëherë në debate të tilla”, tregon duke buzëqeshur. Ajo nuk e ka menduar asnjëherë të ndërtojë një jetë jashtë Kosovës. “Kam shumë dëshirë të udhëtoj dhe të vizitoj vende të tjera të botës, por jetën dhe të ardhmen time i shoh këtu”. Ajo do të jetojë e qetë në Kosovë, vendin të cilin e do aq shumë dhe që në mënyrë të rastësishme e përfaqëson gjithmonë – së bashku me të ëmën./DW/

g.kosovari

Next Post
Shkolla në Kodër Kamëz/ Banorë e simpatizantë të PD-së peticion Berishës: Mblidh dhëndrrin

Shkolla në Kodër Kamëz/ Banorë e simpatizantë të PD-së peticion Berishës: Mblidh dhëndrrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

60-vjetori i Universitetit të Arteve, Zaho Rama merr Certifikatën e Mirënjohjes për gjyshin e tij

60-vjetori i Universitetit të Arteve, Zaho Rama merr Certifikatën e Mirënjohjes për gjyshin e tij

May 13, 2026
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Pse nuk u pavarësua Serbia

May 13, 2026
“Integrimi nuk ka ngecur”, Kuko: Disa shtete janë skeptike, në Europë janë rritur forcat e ekstremit të djathtë

“Integrimi nuk ka ngecur”, Kuko: Disa shtete janë skeptike, në Europë janë rritur forcat e ekstremit të djathtë

May 13, 2026
As 50 mijë euro garanci pasurore nuk bëjnë punë, Apeli i GJKKO-së lë në burg Metën

“Më duhen 200 mijë”, Meta sqaron mesazhin me Ismailajn: Imagjinatë e prokurorëve dhe…

May 13, 2026
Sot në 12:00 skadon afati për kandidaturat, Berisha ‘garon me veten’ për kreun e PD-së

Zgjedhjet në PD, kriza vazhdon

May 13, 2026
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimet! Nafta shkon 201 lekë/litri, benzina 187 lekë

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimet! Nafta shkon 201 lekë/litri, benzina 187 lekë

May 13, 2026
Starmer përballë sfidës më të madhe, fjalimi i Mbretit zbehet nga përplasjet politike

Starmer përballë sfidës më të madhe, fjalimi i Mbretit zbehet nga përplasjet politike

May 13, 2026
Trump mbërrin në Kinë, pritje madhështore me tapet të kuq dhe ceremoni zyrtare. Ja kush e shoqëroi

Trump mbërrin në Kinë, pritje madhështore me tapet të kuq dhe ceremoni zyrtare. Ja kush e shoqëroi

May 13, 2026
Çmimi “Karli i Madh” në Gjermani, Rama i ftuar në ceremoni si pjesë e grupit të miqve të nderit

Çmimi “Karli i Madh” në Gjermani, Rama i ftuar në ceremoni si pjesë e grupit të miqve të nderit

May 13, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Përse Veliaj e zotëroi tërësisht hapësirën publike për një javë

May 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In