• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fotografia kompromentuese/ A u bë Shqipëria shkak e ndarjes së Totit nga Ilari Blazi?

by Java News
10/12/2023 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-gruaja e futbollistit italian Frenccesko Toti, Ilari Blazi, ka publikuar dokumentarin e saj “Unica” në platformën “Netflix”. Dokumentari ka marrw shumë vëmendje dhe Ilari e bëri për të treguar versionin e saj të së vërtetës nga ndarja me Totin. Ajo ka thënë se problemet në martesën e tyre 20-vjeçare filluan kur ajo shkoi “për të pirë kafe” bashkë me një shoqe në banesën e një burri.

Por “pirjen e kafesë” ajo nuk po e konsideron si mollën e sherrit për prishjen e martesës së saj. Kjo nisi pasi ajo pa nëpër tabloide disa fotografi tw Totit në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, kur po luhej finalja e Ligws sw Konferencws mes Romës dhe Fejnordit.

Në këto fotografi, pas Totit shikohet një grua që quhet Noemi Broki, për të cilën tabloidet patën raportuar se është e dashura e re e tij.

Pas kësaj ngjarjeje një fotograf ia tregoi Ilarit një fotografi ku shihej Toti nën shoqërimin e një gruaja në një vaskë “jakuzi” gjatë udhëtimin të punës së tij në Monako, para se të nisej të nesërmen në Tiranë. Ilari ka thënë se ajo pastaj angazhoi edhe detektiv pasi nuk ia mbushte mendjen asnjë tabloid se burri i saj po e tradhtonte.

Ndërkohë thotë se Toti ishte bërë shumë nervoz dhe ishte distancuar nga ajo para se tabloidet të shkruanin për lidhjen e tij jashtëmartesore.

Ylli i futbollit italian pranoi se pati probleme me depresionin pasi doli në pension në vitin 2017 dhe humbi babanë e tij nga Covid-19 në vitin 2020.

Toti pastaj ishte infektuar vetë me Covid, përpara se të pretendonte se kishte dëgjuar “zëra” se Ilaro ishte jobesnike.

Totin e kishte penguar shumë fakti se Ilari “ka pirë kafe” në banesën e atij burrit ku kishte shkuar me shoqen e saj, duke thënë se Ilari nuk ishte aty për të atëherë kur i nevojitej më së shumti.

“Në shtator të vitit të kaluar zërat filluan nëpër Romë: ‘Shiko, Ilari ka një tjetër’. Në të vërtetë, më shumë se një. Nuk e tradhtova kurrë në njëzet vjet, as ajo mua. Por kur mora paralajmërime nga njerëz të ndryshëm, të cilëve u besoj, fillova të dyshoja. Shikova celularin e saj dhe pashë se ishte një person i tretë, i cili vepronte si ndërmjetës midis Ilarit dhe një tjetri. Këtu ishte prova (e çështjes). Faktet. Dhe kjo më çoi në depresion”, kishte Toti në vitin 2022.

Ai i kishte thënë Ilarit që në mënyrë që të qëndronin së bashku, ajo duhet të fshinte të gjitha llogaritë e saj nëpër rrjete sociale, ta linte punën dhe ta ndërpriste kontaktin me shoqen me të cilën kishin shkuar “për të pirë kafe” në banesën e atij burri.

Toti gjithashtu kishte deklaruar për shtypin italian se ishte shokuar kur i kishte parë mesazhet e Ilarit me shoqen e saj me të cilën shkuan “për të pirë kafe”.

Ky fakt është ende disi i paqartë për shtypin italian ashtu edhe për fansat, sepse dokumentari i Ilarit nuk i shfaq këto gjërat “shokuese” të cilat i përmend Toti t’i ketë parë nëpër mesazhe.

Megjithatë Ilari ka thënë se arsyeja pse ajo deshi të bënte këtë dokumentar, ishte të tregonte të vërtetën dhe se asnjëherë nuk e ka tradhtuar Totin, dhe madje ai as nuk i kishte dhënë shkas kurrë që ta bënte një veprim të tillë.

Ajo gjatë dokumentarit “Unica” tregoi se u acarua shumë pasi pa Totin nën shoqërinë e asaj vajze përderisa po qëndronte në Shqipëri për xhirimin e një reklame.

Ilari dhe Toti u njoftuan në vitin 2002 dhe u martuan tre vite më vonë. Ata kanë tre fëmijë dhe u ndanë përfundimisht në korrik të vitit 2022.

/f.s

Next Post
Ndryshimet në Kodin Rrugor, ndëshkime më të ashpra për shkelësit në zonat urbane

Ndryshimet në Kodin Rrugor, ndëshkime më të ashpra për shkelësit në zonat urbane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, përplaset për vdekje një person

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, përplaset për vdekje një person

June 5, 2026
“Topi është në fushën e Trumpit”, Teherani: Negociatat me SHBA në ngërç!

“Topi është në fushën e Trumpit”, Teherani: Negociatat me SHBA në ngërç!

June 5, 2026
Protestuesit rikthehen në rrugë të shtunën, tubime për Zvërnecin në disa qytete!

Protestuesit rikthehen në rrugë të shtunën, tubime për Zvërnecin në disa qytete!

June 5, 2026
Rama ironizon 5 kushtet e protestës: Po jap dorëheqjen, po 4 kërkesat e tjera kush do t’i zgjidhë?

Rama ironizon 5 kushtet e protestës: Po jap dorëheqjen, po 4 kërkesat e tjera kush do t’i zgjidhë?

June 5, 2026
Gonzato në protestën për Zvërnecin? Delegacioni i BE-së tregon si qëndron e vërteta

Gonzato në protestën për Zvërnecin? Delegacioni i BE-së tregon si qëndron e vërteta

June 5, 2026
Pas 4 orësh, përfundon protesta kundër projektit të Zvërnecit

Pas 4 orësh, përfundon protesta kundër projektit të Zvërnecit

June 5, 2026
Pjesë e grupeve kriminale, ekstradohen nga Dubai në Shqipëri 6 anëtarët

Pjesë e grupeve kriminale, ekstradohen nga Dubai në Shqipëri 6 anëtarët

June 5, 2026
“Punët vazhdojnë përpara…”/ Rama-gazetarit italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Melonit (VIDEO)

“Punët vazhdojnë përpara…”/ Rama-gazetarit italian: Unë i gjunjëzohem vetëm Melonit (VIDEO)

June 5, 2026
Bllokada amerikane ‘godet’ Iranin, eksportet e naftës bien në nivelin më të ulët në gjashtë vjet

Bllokada amerikane ‘godet’ Iranin, eksportet e naftës bien në nivelin më të ulët në gjashtë vjet

June 5, 2026
Trump tregon kur do të bien çmimet e naftës

Trump tregon kur do të bien çmimet e naftës

June 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In