Një fotografi prapthi e këngëtares së njohur britanike, Adele, ka “çmendur” përdoruesit e internetit. Iluzioni optik bën të duket sikur kjo fotografi e këngëtares së bukur është shumë normale, por pritni sa të ktheni atë për së mbari… Kur të kthehet kuptohet që sytë dhe buzët e saj janë edituar dhe janë së kthyer prapthi në fytyrën e Adeles.
Fotografia është marrë nga ballina e albumit të fundit të këngëtares “25”. Edhe pse nuk dihet se kush e ka realizuar foton, ajo ka marrë shumë komente në faqen e “The Shade Room” që nga lançimi të premten, raporton “Daily Mail”.