• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Fotografi të rralla nga funerali i At Gjergj Fishtës dhe fjalimi i hoxhë Hafiz Ali Kruja

by Java News
29/12/2017 19:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

76 vjet nga dita, kur u largua nga kjo botë frati i famshëm, shkrimtari i shquar, publicisti e mbrojtësi i madh i Çështjes Shqiptare dhe një fjalim i ndjerë nga hoxha, Hafiz Ali Kruja. Sot mbushen 76 vjet nga dita, kur ndërroi jetë Patër Gjergj Fishta.

I quajtur Homeri shqiptar, kleriku shkrimtar, poet e prozator, publicist, arsimtar, estet, por edhe piktor e mbi të gjitha kontribues i madh për mbrojtjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Në funeralin e Fishtës morën pjesë shumë personalitete të kohës, por mbahet mend mbi të tjerë, fjalimi i mirënjohur i hoxhës Hafiz Ali Kraja, i cili ishte gjithashtu personalitet i lartë i kohës, ndër intelektualët më në zë të Shkodrës së asaj kohe.

“Me ty, Patër Gjergj, Kombi naltësohet dhe madhënohet para popujve të tjerë, prandaj sot krejt populli shqiptar të përulet, djelmnia intelektuale vajton humbjen Tande e me lot ndër faqe të përcjell me mallënjim e dhimbje në jetën e pasosme”, janë disa nga fjalët e ndjera të hoxhës Hafiz Ali Kruja në ditën e largimit nga kjo botë të klerikut katolik, Atë Gjergj Fishta. Veç të tjerave, kjo fjalë është një dëshmi që bashkëjetesa fetare në Shqipëri, ka ekzistuar ndër breza.

Është një ndër fjalimet më të bukura të mbajtura në raste të këtilla. Ajo çfarë e bën më të veçantë, është fakti se si një hoxhë i thurr një tekst të tillë të lartë një prifti.

Në këtë përvjetor të Fishtës, 27.al sjell fotografi të rralla të ceremonisë qysh nga momenti i fotografimit të maskës e deri tek trupi i pajetë i Atë Gjergj Fishtës, vendosur në arkëmort. Janë fotografi të realizuar nga fotografi i famshëm i kohës, Geg Marubi.

Më poshtë ribotohet fjalimi i hoxhës, Hafiz Ali Kruja bashkë me fotografitë që shoqërojnë funeralin e klerikut Atë Fjergj Fishta.

Fjalimi i i hoxhë, Hafiz Ali Kruja

Kur nji orator, tue dasht me folë mbi veprat tueja, rrin shtang, hutohet, pse janë shumë, janë të mëdhaja edhe të madhnueshme, aq sa asht e vështirë me caktue se për të cilën duhet të flitet…

Shkrimtarët e ardhshëm të historisë shqiptare jetën politike tanden do ta gjykojnë në bazë të “Lahutës së Malcisë”, kryevepra jote monumentale.

Të jesh i bindun, o Poet i Madh se shqyptari me “Lahutën e Malcisë” ka për të qenë gjithmonë kryenaltë siç janë helenët me Iliadën e persjanët me Shahnamen, mbasi Ti, me atë vepër të naltë i ke njoftue botës së qytetnueme psihikën e karakteristikat ma të ndieshmet e popullit shqiptar…

Me ty, Patër Gjergj, kombi shqyptar mburret, naltësohet edhe madhënohet para popujve të tjerë, prandaj sot krejt populli shqiptar të përulet, djelmnia intelektuale vajton humbjen Tande e me lot ndër faqe të përcjell me mallënjim e dhimbje në jetën e pasosme. /ma.me

Next Post
Zjarri që u mori jetën 12 personave u shkaktua nga një 3-vjeçar

Zjarri që u mori jetën 12 personave u shkaktua nga një 3-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

March 26, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

 Kur na e thonë të vërtetën në sy

March 26, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

March 26, 2026
Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

March 26, 2026
Formacioni i mundshëm/ Sylvinho lë Jasir Asanin në tribunë, luan me ‘9-të fals’ kundër Polonisë

Formacioni i mundshëm/ Sylvinho lë Jasir Asanin në tribunë, luan me ‘9-të fals’ kundër Polonisë

March 26, 2026
Tjetër dramë për familjen korçare, vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

Tjetër dramë për familjen korçare, vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

March 26, 2026
A duhet të garojë Salianji përballë Berishës për kreun e PD? Ja si përgjigjet deputeti Boçi

A duhet të garojë Salianji përballë Berishës për kreun e PD? Ja si përgjigjet deputeti Boçi

March 26, 2026
Publikoi sërish pamje të motrës së tij të zhveshur, Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri

Publikoi sërish pamje të motrës së tij të zhveshur, Genardi dhe Sonida shtrohen për herë të dytë në Psikiatri

March 26, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

March 26, 2026
Izraeli konfirmon vrasjen e iranianit që bllokonte Ngushticën e Hormuzit

Izraeli konfirmon vrasjen e iranianit që bllokonte Ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In