Një fotografe nga Minnesota ka bërë publike imazhet e një dreri të mbushur me lytha. Sipas saj, ky është rasti më i keq i një kafshe që ka parë në 15 vite.
Julie Carroë fotografoi drerin të mbushur me aq shumë lytha sa nuk mund ti shihte as sytë. Kjo gjendje i është shkaktuar nga papillomavirus, i njohur më shumë si HPV tek njerëzit.
Imazhet janë bërë virale dhe kanë nxitur reagim online që të merren masa për ti dhënë ndihmë. Fotografitë e realizuara nga Julie tregojnë lytha në fytyrën e drerit, qafën dhe trupin.
Virusi HPV
Virusi i papilomës njerëzore ( Papiloma virus ose HPV) është përgjegjësi i kancerit në qafën e mitrës, tumor totalisht me prejardhje nga një infeksion. Infeksioni nga HPV është më i përhapuri në infeksionet nëpërmjet trasmetimit seksual. Kështu, për të trasmetuar këtë është e mjaftueshme një kontakt i thjeshtë në zonën gjenitale (edhe raport seksual jo i plotë). /l.m