• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fotografi i njohur shqiptar padit në Gjykatë gjigandin Benetton: Më vodhi foton

by
09/09/2015 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

EKSKLUZIVE/ Gjigandi i modës, United Colors of Benetton, javën që vjen, pritet të paditet në Gjykatën e Tiranës me akuzat: për “shkelje të të drejtave të autorit” dhe “cënim të veprës me qëllim përfitimi”. Padia ndaj Benetton do të depozitohet nga avokatët e fotografit të njohur shqiptar, Gani Xhengo. Sipas padis, Benetton ka shfrytëzuar një foto të fotografit Xhengo nga eksodi biblik i shqiptarëve drejt Italisë, për imazhin e produkteve që gjigandi ndërkombëtar i modës ka hedhur në treg. Benetton e ka paraqitur foton se është pa autor. Por Xhengo deklaron për JAVANEWS se fotoja e shkrepur nga ai mban datën 7 gusht 1991 dhe ka si titull “Drejt perëndimit”. Kam 100% të provave shprehet Xhengo duke filluar që nga origjinali i filmit, datën e publikimit, si dhe veprën përmbledhëse të botuar në vitin 1996 edhe në Itali me foto nga eksodi i shqiptarëve. Në këtë përmbledhje gjendet edhe fotoja që pritet të jetë objekt konflikti gjyqësor mes Xhengos dhe Benetton.

Beteja

Beteja gjyqësore që pritet të nisë Xhengo për të vënë në vend të drejtën e tij i ngjan fabulës së përballjes mes “Davidit dhe Goliathit”, po të kihet parasysh pesha dhe rëndësia që ka Benetton në tregun ndërkombëtar të modës. Por Xhengo shprehet për JAVANEWS se është i vendosur që këtë betejë ta çojë deri në fund, pavarësisht vështërsive dhe kostove. “Jemi përpjekur shumë herë që këtë problem ta zgjidhim me mirëkuptim. Fotoja është e imja. Benetton duhet të më njohë autorësin. Avokati im në Itali tentoi të kontaktojë me zyrën juridike të Benetton, por nuk e pritën. Këtë problem ia bëm prezent dhe ambasadës Italiane në Tiranë. Por Benetton as ambasadës nuk i ktheu përgjigje. Në këto rrethana jam i detyruar t’i drejtohem gjykatës së Tiranës”, shprehet Xhengo për JAVANEWS. Ai kërkon dëmshpërblim moral, ku t’i njihet e drejta e pronësis mbi foton, si dhe financiar, sepse me imazhin e kësaj foto Benetton ka shitur qindra produkte në mbarë botën.

download (2)

Fotoja

Fotoja e Xhengos me titull “Drejt perëndimit” ka bërë xhiron e botës nëpër mediat e huaja. Kjo foto duket se arriti të bie në sy edhe të, Benetton. Zbulimin se gjigandi i modës kishte përdorur foton e shkrepur prej tij si imazh të fushatës publicitare, Xhengo dhe i biri e kanë bërë rastësisht në vitin 2010. Ata zbulojnë në Flickr, se fotografia e tij e 7 gushtit 1991 në portin e Durrësit, me emigrantët që dyndeshin drejt Italisë është paraqitur në faqen zyrtare të Benetton, si fotografia më e mirë në rreth 30 foto të shkrepura gjatë 20 viteve të fundit. Mbi foton e Xhengos ishte vënë shënimi se fotoja është pa autor. Është ky fakt që ka revoltuar Xhengon. Si të mos mjaftonte kjo fotoja bardh e zi që ka për autor Xhengon, në imazhin e Benetton paraqitet me ngjyra, gjë që interpretohet si cënim i veprës pa miratimin e autorit. Është e paqartë sesi do të jetë ecuria e kësaj përballje. Gjithsesi Xhengo shprehet se nuk do të rreshtë së kërkuari të drejtën e tij pasi “është e pabesueshme që një kompani si Benetton i lejon vetes të përdorë pa pyetur fare punën e dikujt si imazh të sajin dhe të sillet në mënyrë kaq arrogante”. /Me.Ar/

download
Foto: (majtas) fotografia e Xhengos dhe (djathtas) fotografia e Benetton
Next Post

Selena Gomez i heq të gjitha (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Braçe shpërthen ndaj piromanëve: Edhe të djegura, sipërfaqet mbeten fond pyjor, nuk bëhen hotele e resorte

Braçe shpërthen ndaj piromanëve: Edhe të djegura, sipërfaqet mbeten fond pyjor, nuk bëhen hotele e resorte

September 5, 2026
Krimi makabër në Itali/ Hodhi nga mbikalimi ish-të dashurën dhe më pas telefonoi nënën e tij, në fund vret veten

Krimi makabër në Itali/ Hodhi nga mbikalimi ish-të dashurën dhe më pas telefonoi nënën e tij, në fund vret veten

September 5, 2026
Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

September 5, 2026
Teuta triumfon ndaj Laçit, durrsakët ngjiten në vendin e dytë pas fitores 1-3

Teuta triumfon ndaj Laçit, durrsakët ngjiten në vendin e dytë pas fitores 1-3

September 5, 2026
Berisha: Kushti i vetëm që Shqipëria të anëtarësohet në BE është largimi i Edi Ramës

Berisha: Kushti i vetëm që Shqipëria të anëtarësohet në BE është largimi i Edi Ramës

September 5, 2026
Rrëzimi i avionit në Greqi, humbin jetën dy pilotët

Rrëzimi i avionit në Greqi, humbin jetën dy pilotët

September 5, 2026
Zjarret në Fier drejt kontrollit, mbeten 3 vatra aktive! Ja zonat ku vijon beteja me flakët

Zjarret në Fier drejt kontrollit, mbeten 3 vatra aktive! Ja zonat ku vijon beteja me flakët

September 5, 2026
Ambasadori rus në Gjermani: Nuk duam luftë me NATO-n

Ambasadori rus në Gjermani: Nuk duam luftë me NATO-n

September 5, 2026
Vrasja e efektivit në Maliq, Hoxha: Braçellari qitës me eksperiencë, janë bërë dhjetëra operacione për ta arrestuar

Arrestimi i Ergys Agasit, gazetari ngre dyshime: Ishte dorëzim i kontrolluar, iu hoq imuniteti pasi u kthye në rrezik për pushtetin

September 5, 2026
Zelensky reagon pas armëpushimit 3-ditor të Putinit, ja çfarë do të ndodhë deri të hënën

Zelensky reagon pas armëpushimit 3-ditor të Putinit, ja çfarë do të ndodhë deri të hënën

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com