• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO+EMRI/ Përdhunoi nipin e tij 8 vjeçar, arrestohet në kufirin e Morinës 45-vjeçari. Detaje nga ngjarja e rëndë

by Java News
25/11/2021 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shtetas kosovar është arrestuar sot në pikën kufitare të Morinës për llogari të DVP Berat, e cila e kishte shpallur në kërkim prej rreth 2 javësh për “marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Shtetasi Belul Kokollari, 45 vjeç, lindur dhe banues në fshatin “Malësi e Re” në Prizren akuzohet se ka përdhunuar nipin e tij 8 vjeç.

Ka qenë vetë fëmija që i shoqëruar nga nëna e tij ka mbërritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat 2 javë më parë dhe në prani të oficerit të policisë gjyqësore, psikologëve dhe nënën ka deklaruar se daja e ka përdhunuar.

Sipas deklaratave të fëmijës, përdhunimi është kryer rreth një muaj më parë në shtëpinë e dajës në Prizren, ku ai kishte shkuar disa ditë me nënën për pushime.

Burimet zyrtare pranë DVP Berat bëjnë me dije se pas denoncimit të bërë nga fëmija është kryer edhe vizita mjeko-ligjore e të miturit, nga e cila ka rezultuar se fëmija është përdhunuar, shkruan “BW”.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat e kishte shpallur në kërkim 45-vjeçarin Kokollari, i cili duke qenë se nuk ishte në dijeni që nipi e kishte denoncuar, ishte nisur sot për në Shqipëri, për të ardhur tek motra që prej vitesh është martuar në Berat dhe jeton me bashkëshortin dhe djalin 8-vjeç në lagjen “28-Nëntori”.

Ai është transferuar direkt në IEPV Berat, pasi ndaj tij është caktuar edhe masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për shkak se vepra penale për të cilën është akuzuar është konfirmuar zyrtarisht nga mjekësia-ligjore.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se daja e fëmijës ka filluar afrimitetin me këtë të fundit rreth 1 vit më parë, kur për shkak të një konflikti pronësie që motra kishte me komshiun e saj, ai qëndronte shpesh herë në Berat. Konflikti i motrës me komshiun në muajin gusht 2020 degjeneroi atëherë deri në ushtrimin e dhunës mes dy palëve.

Kokollari u dënua asokohe me 4 muaj burg pasi u akuzua për plagosjen me mjete të forta të djalit të komshiut që konfliktohej me familjen e motrës. Pika kufitare e Morinës ishte njoftuar për kalimin e tij ditën e sotme, pasi ka qenë pikërisht motra e tij ajo që ka referuar në polici se vëllai i saj do të nisej sot për Shqipëri dhe do të vinte disa ditë për vizitë tek motra.

Sipas deponimeve të motrës, ai i kishte thënë se kishte takuar edhe një avokat për të kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat “pafajësinë” në lidhje me dënimin e marrë në vitin 2020./m.j

Next Post
Pandemia/ Efektet e mundshme anësore të vaksinave anti-COVID dhe si krahasohen ato

COVID-19/ EMA miraton përdorimin e vaksinës për fëmijët mbi 5 vjeç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

April 3, 2026
Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

April 3, 2026
VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

April 3, 2026
Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

Rritje rekord e punësimit në SHBA, por a po reflektohet kriza globale në këto shifra?

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

Avokati Ndreca: Ja dy zhvillimet kyçe në çështjet gjyqësore ndaj Erion Veliajt

April 3, 2026
KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

KQZ i përgjigjet Erion Braçes: Ja sa vota ke marrë nga viti 1996

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

Konflikti në Lindjen e Mesme, Kina dhe Arabia Saudite kërkojnë armëpushim urgjent

April 3, 2026
Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

Putin dhe Erdogan bëjnë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gjirin Persik

April 3, 2026
“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

“Procesi për në BE ka dy faza”, Rama: Kemi mundësitë për ta arritur brenda 2030

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In