• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO / Zyra të reja aplikimi për karta identiteti në Njësinë 5

by A R
18/03/2019 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët e Njësisë 5 në kryeqytet nuk do të duhet të presin në radhë për t’u pajisur me letërnjoftimet e reja.

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe kompaninë ALEAT, hapën zyrat e reja për aplikimin për mjetet biometrike të identifikimit edhe në këtë njësi, një nga më të mëdhatë e kryeqytetit.

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga ministrat Sandër Lleshaj dhe Pandeli Majko, drejtorit Ekzekutiv i Aleat, Jean Alain Jouan, panë nga afër mjediset e reja, të cilat trefishojnë kapacitetet e shërbimit ndaj qytetarëve. “Jam shumë i lumtur sot që bashkë me dy ministrat hapim sot një njësi të dedikuar të Aleat-it për kartat e identitetit dhe pasaportat, për atë që ndoshta është qyteti i dytë më i madh pas Tiranës, Njësia 5. Njësia 5 ka kaluar nga 3 sportele në 8 sportele, pra thuajse kemi trefishuar aksesin për të gjithë qytetarët që marrin shërbim në 4-5 minuta”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se falë hapjes së zyrave të reja të dedikuara për aplikimin për mjetet biometrike të identifikimit në të gjithë kryeqytetin, janë zhdukur radhët e gjata. Zyrat e reja për aplikimin për letërnjoftimet elektronike do ju vijnë në ndihmë edhe zonave rurale, që dikur kanë qenë ish-komuna. Për të lehtësuar shërbimin ndaj banorëve të këtyre zonave, shërbimet e zonave të ndryshme janë grupuar nëpër qendrat administrative më të afërta.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj vlerësoi punën dhe bashkëpunimin me bashkinë e Tiranës për të afruar shërbimet cilësore më pranë qytetarëve. Lleshaj nënvizoi se puna e bërë në kryeqytet është një model i shkëlqyer për t’u aplikuar edhe në bashkitë e tjera të vendit.

“Zgjatja e afatit është bërë për të ulur fluksin, për t’u krijuar kushtet qytetarëve që të aplikojnë jashtë stresit, por kjo nuk do të thotë që ta shtyjnë për në fund të dhjetorit. Duhet që intensiteti i aplikimeve të vijojë, në mënyrë që në fund të dhjetorit të evitojmë presionin e madh që do të krijohet nga kartat, por edhe nga pasaportat e shumta që skadojnë në vjeshtë”, nënvizoi ministri i Brendshëm.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko u shpreh se falë këtij investimi është hedhur një hap i rëndësishëm për të tejkaluar emergjencën fillestare për aplikimet për letërnjoftime.

Jean Alain JOUAN, në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv të Aleat, apeloi që qytetarët të mos e lënë për në momentin e fundit pajisjen me letërnjoftime. Krahas zyrave të reja, funksionojnë paralelisht edhe zyrat pranë njësive administrative, ku gjithashtu qytetarët mund të aplikojnë për karta dhe pasaporta identiteti.

/a.rada

Next Post
Si president apo si bashkëshort flet Ilir Meta?

Si president apo si bashkëshort flet Ilir Meta?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In