• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Zhduket 15 vjeçarja, flet nëna e të miturës: Vajzën ma mbajnë peng, trafikantët e drogës e shfrytëzojnë! Reagon mikesha e saj

by Java News
27/06/2022 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Adoleshentja Ornela Maxharri doli nga shtëpia mëngjesin e 22 janarit me justifikimin se do të ikte në ekskursion bashkë me një shoqen e saj me iniciale G.K nga Kruja. Familjarët kërkuan informacion edhe në shkollën 9-vjeçare ’Besnik Syla’, por e mitura atë ditë nuk ishte paraqitur në mësim.

E mbytur në lot, e ëma Liljana Maxharri rrëfeu për ’Pa Gjurmë’ detajet e largimit të së bijës dhe pohimit që ajo vetë i ka bërë se është shfrytëzuar më parë, për trafik të lëndëve narkotike në një nga gjimazet e Fushë Krujës. Liljana shkon edhe më tej, kur thotë se adoleshentja frekuentonte një lokal të një rrjeti trafikantësh, një pjesë prej të cilëve janë vënë në pranga nga policia. Ajo vazhdon të dyshojë se e bija ’mbahet peng’.

‘Ka qenë një lokal ku vajza ime shkonte shpesh, një lokal që frekuentohej nga shumë të rinj dhe atje e shfrytëzonin për të shpërndarë lëndë narkotike. Ata persona janë arrestuar nga policia, ndërsa për vajzën time nuk dihet ku ndodhet. Kam pasur marrëdhënie shumë të mira me time bije, nuk e di pse përfundoi kështu. Madje më ka thënë vetë se shoqja e saj G. K e ka dhunuar dhe nuk e dinte çfarë i kishte dhënë për të pirë. Më ka thënë së eshtë mbajtur me zor dhe se e detyronin të shiste qese të vogla me drogë.

Largimi nga banesa është një veprim i përsëritur i 15-vjeçares. Pak kohë më parë, ajo u gjet 10 ditë pasi ishte zhdukur nga qyteti i Fushë Krujës, në shoqërinë e G.K. Kjo e fundit e kontaktuar nga prindërit e adoleshentes së humbur nuk ka dhënë asnjë sqarim.

’Herën e parë kur e kapën, policia e gjeti jashtë në rrugë, të vetme natën. Kohët e fundit kishte ndryshuar sjellje, më kthente përgjigje jo të hijshme. Jam munduar ti rri afër vajzës, por kam qenë në punë të shumtën e kohës. Atë ditë ajo u zgjua dhe më tha se do të ikte në ekskursion me shoqet, por më gënjeu. Kemi bërë disa herë denoncime. Shoqet e saj më kanë thënë se jeton në Tiranë dhe se ka frikë të kthehet. Dy muaj pas humbjes së Ornelës jam takuar me G.K, por ajo nuk më ka dhënë informacion, madje më ka kërcënuar’.

‘Pa Gjurmë’ gjatë transmetimit live solli edhe dëshminë e një tjetër vajze, që njihet me adoleshenten e humbur. Duke dhënë një tjetër variant, ajo deklaron se Ornela është ’kapur mat’ nga nëna në dhomën e gjumit me një kushëri dhe kjo është arsyeja pse ajo nuk don të kthehet.

’Më ka thënë se ka ikur nga shtëpia, sepse e kishte kapur mami dhe babi me një kushëririn e saj në dhomën e gjumit. Unë e kam parë Ornelën çdo natë tek Sheshi ’Ëilson’ nga ora 18:00-12:00 dhe gjithnjë e shoqëruar me një vajzë me flokë të zeza’-deklaron shoqja e 15-vjeçares

Nga informacionet e mara është mësuar se adoleshentja të jetë parë në zonën e Astirit, ndërsa ka qenë kliente në një parukeri atje. Emisioni ‘Pa Gjurmë’ u lidh live me pronaren e kësaj parukerie, e cila pohon se për dy javë rresht 15-vjeçaren e ka patur kliente dhe se nuk ka dijeni ku jetonte ajo.

’Pasi nëna e floli me mua, ajo erdhi direkt mbas të ëmës dhe unë i dhashë numrin e telefonit, po ajo më pohoi se do të kthehej vetë në shtëpi. Që nga ajo ditë u largua edhe nga parukeria ime dhe nuk erdhi më. Unë e kam parukerinë në Astir, por nuk e di ku mund të jetojë ajo vajzë. Vinte tek unë rregullisht 3 herë në javë, pothuajse dy javë rresht ka bërë shërbime tek unë, por nuk e kam parë më’./m.j

Next Post
Vrasja e Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve, Prokuroria ekzekuton 8 masa sigurie

Vrasja e Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve, Prokuroria ekzekuton 8 masa sigurie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Korreshi denoncon gjendjen e degraduar të rrjetit elektrik: Bilanc lufte, po humbin jetë njerëzish

Korreshi denoncon gjendjen e degraduar të rrjetit elektrik: Bilanc lufte, po humbin jetë njerëzish

September 12, 2026
“U rrita me mungesën e babait”, vajza e dëshmorit në Prishtinë kërkon drejtësi për çlirimtarët

“U rrita me mungesën e babait”, vajza e dëshmorit në Prishtinë kërkon drejtësi për çlirimtarët

September 12, 2026
“Marshi për Liri” në Prishtinë/ Balla në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, mungojnë Kurti dhe PD

“Marshi për Liri” në Prishtinë/ Balla në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, mungojnë Kurti dhe PD

September 12, 2026
“Gjuetia” ndaj shqiptarëve, ambasadori Uran Ferizi ankesë zyrtare pranë Rregullatorit të Medias në Britani: Po paragjykohet një komunitet i tërë!

“Gjuetia” ndaj shqiptarëve, ambasadori Uran Ferizi ankesë zyrtare pranë Rregullatorit të Medias në Britani: Po paragjykohet një komunitet i tërë!

September 12, 2026
“Flamuri shqiptar nuk është kërcënim për askënd”- Ndalimi i shqiptarëve në Malin e Zi, reagon ministri Dukaj: Ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë!

“Flamuri shqiptar nuk është kërcënim për askënd”- Ndalimi i shqiptarëve në Malin e Zi, reagon ministri Dukaj: Ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë!

September 12, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Unë jam me Petrit Malajn

September 12, 2026
Statistikat e frikshme, Barcelona me sulmin më të mirë, kryeson në raste dhe gola!

Statistikat e frikshme, Barcelona me sulmin më të mirë, kryeson në raste dhe gola!

September 12, 2026
“Ligji i Pasqyrës”/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’

“Ligji i Pasqyrës”/ Rama paralajmëron krerët e Administratës: Çdo shkelje afati për kërkesat e qytetarëve do ketë përgjegjësi dhe kosto! Jo më ‘as mish, as peshk’

September 12, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Nafta arrin në nivele rekord, çmimi shkon në 229 lekë për litër, benzina 219 lekë! A rrezikohet furnizimi në Shqipëri?

September 12, 2026
Sot 28 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, familjarët dhe zyrtarët e PD-së bëjnë homazhe pranë memorialit!

Sot 28 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, familjarët dhe zyrtarët e PD-së bëjnë homazhe pranë memorialit!

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com