• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO / Zbulohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Serbi-Shqipëri

by A R
12/06/2025 17:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sfida e kthimit Serbi-Shqipëri do të luhet në Beograd dhe jo në Leskovac, siç ishte përfolur më herët se mund të ndodhte, me qëllimin për të shmangur tensionet e derbit ballkanas.

Vendimin e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Serbisë, e cila përmes rrjeteve sociale se ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës kundër Anglisë më 9 shtator dhe Shqipërisë më 11 tetor do të luhen në stadiumin “Rajko Mitić” në Beograd.

Ndërkohë ndeshja e raundit të fundit kundër Letonisë do të luhet në stadiumin “Dubočica”, në Leskovac.

Zbulohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Serbi-Shqipëri

“Pas një analize të hollësishme, e cila, përveç aspektit sportiv, segmentit organizativ dhe të sigurisë, përfshinte edhe konsultime me UEFA, u arrit në përfundimin se stadiumi “Rajko Mitić”, si objekti më i madh i futbollit në vend, do t’i ofrojë ekipit tonë kombëtar kushte optimale për zhvillimin e ndeshjeve me rëndësi të lartë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se më 14 tetor 2014 ndeshja Serbi-Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian të Futbollit 2016, u luajt në stadiumin e Partizanit të Beogradit.

Ndeshja u ndërpre pas hedhjes së flakadanëve dhe objekteve të tjera në fushë nga ana e tifozëve serbë. Në atë moment, në stadium u fut droni i famshëm që mbante flamurin me simbole patriotike shqiptare, me dy fotografi të Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit,  dhe hartën e Shqipërisë etnike me mbishkrimin “Autochthonous”.

Më tej në njoftim Federata e Serbisë kërkon mbështetje masive për kombëtaren.

Zbulohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Serbi-Shqipëri

“Ju ftojmë të mbushni tribunat e stadiumit tonë më të madh dhe të ndihmoni “Shqiponjat” në ndeshjet kyçe për t’u kualifikuar për Kupën e Botës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada në vitin 2026. Shpresojmë sinqerisht që në stadiumin “Dubočica” në Leskovac, ku trajneri Stojkoviq dhe lojtarët e tij ndihen si në shtëpi, të gjithë do të kemi shumë arsye për gëzim dhe kënaqësi pas ndeshjes kundër Letonisë, e cila është planifikuar për 16 nëntor”, theksohet në njoftimin e Federatës së Serbisë.

Kombëtarja e Serbisë ka luajtur tashmë dy ndeshje në kualifikueset e Kupës së Botës dhe kanë katër pikë. Në ndeshjen hapëse të kësaj fushate kualifikuese ata morën një pikë në Tiranë, ku barazuan 0:0 kundër Shqipërisë, dhe më pas mposhtën Andorrën me rezultatin 3:0 në Leskovc.

Next Post
Flet 40-vjeçari që i shpëtoi rrëzimit të avionit në Indi: Pati një zhurmë të madhe 30 sekonda dhe…

Flet 40-vjeçari që i shpëtoi rrëzimit të avionit në Indi: Pati një zhurmë të madhe 30 sekonda dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

November 10, 2026
Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

November 10, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

November 10, 2026
Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

November 10, 2026
“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

November 10, 2026
Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

November 10, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

November 10, 2026
Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

November 10, 2026

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

Polonia në zi pas sulmit të përgjakshëm në Krakovë, mijëra qytetarë marshojnë në nderim të viktimave

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In