Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka zhvilluar një vizitë në familjen e nën tetares Zarife Hasanaj pas kthimit nga Letonia. Ministrja ka ngushëlluar familjarët e efektives së FA, duke e cilësuar humbjen e vajzës së tyre një humbje të gjithëve.
Ajo iu dha dhe lajmin se Hasanaj shpallet “Dëshmore e atdheut”. “Dhimbja juaj është edhe e jona. Jeni pjesë e familjes së madhe ushtarake. Do keni mbështetjen tonë për çdo nevojë. Ndarja nga jeta e Zarifes është një humbje e madhe për të gjithë ne”, deklaroi Xhaçka.
Ndërkohë është nisur për në Atdhe arkivoli me trupin e nëntetares Zarife Hasanaj. Në bazën Camp Adazi në Letoni u organizua ceremonia e lamtumires me pjesëmarrjen e efektivëve nga 10 vendet, pjese e misionit “Enhanced Forward Presence”.
Në orën 12.45 avioni pritet të zbresë në bazën ajrore të Rinasit ku dhe do të jetë dhe ceremonia e pritjes së trupit të pajete të nëntetares.
Ndërkohë, të premten, 10 Maj, ora 10 – 11.30 në hollin e Pallatit të Kongreseve do të zhvillohen homazhet për nder të efektives së FA dhe në 11.45 – 12.30 ceremonia shteterore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të shtetit, po te Pallati i Kongreseve.
Homazhet
Neser, me 10 Maj, ora 10 – 11.30 ne hollin e Pallatit te Kongreseve do te zhvillojen homazhet per nder te efektives se FA dhe ne 11.45 – 12.30 ceremonia shteterore me pjesemarrjen e perfaqesuesve te larte te shtetit, po te Pallati i Kongresese.
g.kosovari