Kreu i qeverisë serbe, Aleksandër Vuçiç, është takuar me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.
Burime nga zyra e shtypit të Kuvendit bëjnë me dije se takimi ka nisur fill pas daljes së Vuçiç nga Pallati i Brigadave.
Pas këtij informacioni paraprak, pritet të zbardhet biseda mes dy zyrtarëve të lartë.
Në foton e shpërndarë nga zëdhënësi i Metës, Emiljano Aleksi, duket Aleksandër Vuçiç tek pozon me Metën ndërsa pas tyrë ndodhet një tabllo e Boletinit me trimat e tij.









