• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Foto/ Vras*si që e qëlloi 12 herë me thikë kushëririn, ekstradohet nga Londra (Emri)

by Java News
23/11/2019 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Interpol Tirana në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë ka ekstraduar një 35-vjeçar nga Kukësi me banim në Kamëz, i cili në vitin 2015 vrau me thikë kushëririn e tij. Bëhet fjalë për Granit Shehun. Ai vrau djalin e xhaxhait duke e goditur 12 herë me thikë pas një sherri për motive të dobëta. Kjo  ngjarje e rëndë ndodhi në vitin 2015, ndërsa viktimë mbeti Milazim Shehu.

 

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur me detaje ngjarjen e rëndë, duke zbuluar se shkak për sherrin mes kushërinjve ishin dyshimet që kishte Granit Shehu për vajzën e viktimës, të cilën e akuzonte se i kishte vjedhur 120 mijë lekë të vjetra në shtëpi.

Dosja e plotë e Prokurorisë:

Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me burgim të përjetshëm për të pandehurin Granit (Giuliano) Shehu, i akuzuar për “vrasje me paramendim”, pasi akuzohet se, në dt. 17.09.2015 ka vrarë shtetasin Milazim Shehu (djali i xhaxhait të tij). I akuzuari është hetuar dhe gjykuar në mungesë.

Në bazë të materialit hetimor të Prokurorisë së Tiranës, rezulton se :

Më datë 17.09.2015, rreth orës 01.00 policia e shtetit eshte njoftuar nepermjet salles operative të Drejtorise së Policise Qarkut Tiranë se ne spitalin “xxxx” gjendet i vdekur shtetasi Milazim Shehu.

Menjehëre pas marrjes së njoftimit nga është krijuar grupi hetimor dhe nga të dhënat paraprake rezulton se në datë 16.09.2015, rreth ores 18.00 ne Rr.“Horizonti” te Bashkise Kamez shtetasi Milazim Shehu eshte goditur nga shtetasi Granit Shehu (djali i xhaxhait te tij) ku, ky fundit e ka goditur disa here me mjete te forta dhe prerese shtetasin Milazim Shehu duke i shkaktuar atij plage te renda ne pjese te ndryshme te trupit. Kjo ngjarje ka ndodhur ne rrugen ndermjet dy portave te shtepive te ketyre shtetasve dhe me pas shtetasi Milazim Shehu eshte transportuar nga familjaret e tij për në Spitalin “xxxxx” ndersa shtetasi Granit Shehu eshte larguar duke u shmangur hetimeve.

Nga deklarimi i shtetasit Xhevahir Shehu (vellai i te ndjerit) nder te tjera deklaron se: ….. “rreth ores 19.00 ka qene ne Kukes se bashku me familjen e tij dhe e kane marre ne telefon dhe i kane thene se Milazimi eshte konfliktuar me Granit Shehun me te cilin jane kushurinje dhe komshinj dhe ndodhet i shtruar ne Spitalin “Hygea”. Menjehere kam marre ne telefon vellain tjeter Fatosin duke i thenen se jane konfliktuar Milazimi me Granit Shehun.

 

Next Post
FOTOT/ Ylli televiziv tregon format perfekte

FOTOT/ Ylli televiziv tregon format perfekte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In