• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO/ Vrasja në lokalin me muzikë dhe tragjedia me gruan, kush është ish-polici i ekzekutuar në Gjermani

by A R
13/01/2017 20:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shqiptar është qëlluar me 5 plumba të hënën më 9 janar në qytetin e Viselhovedes në Gjermani. Ngjarja e rëndë ndodhi në sy të vajzës së tij të mitur, ndërsa 46-vjeçari kishte shkuar për ta marrë në shkollë. Pas 4 ditësh në koma, ai ka ndërruar jetë sot në spital.

Por kush është 46-vjeçari, vrasja e të cilit u pasqyrua nga mediat gjermane dhe ato shqiptare?

BalkanWeb ka mundur të zbulojë identitetin dhe ngjarjen për të cilën dyshohet se është vrarë.

Ai është Kujtim Prenga, ish-oficer i Policisë Ushtarake, i cili mesnatën e 30 dhjetorit të vitit 2011 vrau në një lokal me muzikë në Kamëz 28-vjeçarin Armando Frroku.

Prenga atëherë 41-vjeçar punonte si badigard në lokalin me muzikë, kur i riu, i cili dyshohej se ishte nën efektin e pijeve alkoolike pati një sherr për të cilin ndërhyu si roje sigurie Kujtim Prenga. Në sherr e sipër, Prenga qëlloi Armando Frrokun duke e lënë të vdekur. Ai u arrestua pas ngjarjes dhe deri në vitin 2016 ka qenë në burg.

TRAGJEDIA TJETËR
Por vrasja që ndodhi në lokal, për të cilën Prenga u dënua me burg pasoi me një tjetër tragjedi. Gruaja e tij humbi jetën rreth 1 vit pas burgosjes së bashkëshortit duke lënë dy fëmijë të mitur jetimë. Ajo vdiq pasi e zuri korrenti.

LARGIMI
Në muajt e parë të vitit të kaluar Kujtim Prenga u largua në drejtim të Gjermanisë. Siç mëson BalkanWeb ai ishte strehuar në një kamp ku kishte kërkuar azil bashkë me familjen e tij, me frikën e një hakmarrje të mundshme.

Pak ditë më parë ai ka komunikuar me miq të tij në Shqipëri dhe ka treguar se ndodhej në kamp por në ruajtje me vendim gjykate. “Jam në kamp dhe jam nën ruajtje me vendim gjykate”, mësohet të ketë thënë ai.

VRASJA NË 2011
30 dhjetor 2011

Armando Frroku u ekzekutua mbrëmjen e 30 dhjetorit 2011 në Kamëz. Ai u qëllua për vdekje me armë zjarri, pistoletë në derën e një lokali me muzikë Live në Kamëz. Mediat atëherë shkruanin se shkak për ngjarjen ishte bërë një debat mes viktimës dhe vrasësit për vendin e parkimit.

Sherri banal i nisur brenda lokalit ka degjeneruar në sherr në ambientet e jashtme deri në përdorimin e armëve. Në sherr e sipër autori i ngjarjes Kujtim Prenga ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar Frrokun duke e lënë të vdekur në vend. Menjëherë pas kësaj autori është larguar dhe në ndjekje të tij është vënë policia e lajmëruar për ngjarjen.

Në një operacion në kohë rekord uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimet e autorit Kujtim Prenga, ndërsa mundohej të largohej nga qyteti ku kishte kryer krimin. Policia bëri më dije se ngjarja ka ardhur për motive banale dhe ndoshta edhe pak në kushtet e konsumimit të alkoolit.

VRASJA NË GJERMANI
9 Janar 2017
Sipas mediave gjermane, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së hënë 9 janar, ndërsa 46-vjeçari shqiptar u qellua, gjatë kohës që po merrte vajzën e tij nga një shkollë fillore.

Dy persona të armatosur të cilët lëviznin me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar shqiptarin në sy të vajzës së tij përpara shkollës. Pas kësaj autorët janë larguar me shpejtësi, ndërsa shqiptari, u transportua me urgjencë në spital, ku ndodhej në gjendje të rëndë deri ditën e sotme kur edhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Mediat gjermane shkruanin se shqiptari, kohë më parë kishte punuar si roje në një diskotekë dhe kishte rrahur brutalisht për vdekje një të ri, për të cilin u dënua edhe me  vit burg. Policia gjermane nuk përjashton pistën e hakmarrjes.

Ndërkohë, vajza e tij e mitur është në gjendje shoku, pasi ka parë të gjithë skenën. Policia ka gjetur të braktisur motorin tip ‘Kawasaki’, me të cilën autorët kryen vrasjen, ndërsa vijon hetimet për kapjen e autorëve./a.m.

kujtim-prenga2-e1484335497486

Next Post
Zyrtare/ Prezantohet për herë të parë vaksina kundër Diabetit

Lajm i mirë për fëmijët diabetikë, qeveria vendos rimbursimin e fishave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

Rrjetet sociale fitojnë terren si burim lajmesh, studimi: 58% e amerikanëve i përdorin për informacion

October 28, 2026
Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

Privatësia në rrezik, një mjet i ri rikthen të dhëna nga bisedat e fshira me AI

October 28, 2026
“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

“Ushtria e Lulës”, kanali me 10 milionë ndjekës në WhatsApp që ndihmoi fushatën në Brazil

October 28, 2026
Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

Mediat kundër kompanisë Meta: Nuk mund të përdorë lajmet tona për trajnimin e AI

October 28, 2026
Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

Instagram sfidon YouTube, nis testimin e videove deri në 90 minuta

October 28, 2026
DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

DETAJE: 80% e arabëve votojnë në Izrael, Netanyahu mbetet pa shumicën

October 27, 2026
“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

“Më dhemb shpirti për ish-partinë time”, Sula debat me Telitin: Berisha nuk doli në protestë…

October 27, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Asnjë autokraci nuk mund t’i rezistojë vullnetit të shumicës popullore

October 27, 2026
Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

Wi-Fi falas, telashe me pagesë: 8 gabimet që mund t’ju kushtojnë të dhënat dhe paratë tuaja

October 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Terror si në ’97”, paralajmëron Qafoku: Opozita jashtë loje, do të përvetësojë protestën

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In