Një person është shpallur në kërkim për tragjedinë në Vlorë ku nënë e bir u gjetën të pajetë, të dhunuar dhe të djegur, brenda në shtëpinë e tyre.
Policia nuk bën të ditur identitetin e të dyshuarit si vrasës i Selkie dhe Olsi Hoxhallarit, por konfirmon edhe shoqërimin e pesë personave që po merren në pyetje.
Dje kunata e viktimës dhe gruaja e tij gjithashtu u morën në pyetje dhe u lanë të lirë. Dyshohet se nënë e bir janë vrarë fillimisht dhe më pas shtëpisë i është vënë zjarri për të fshehur gjurmët. Ndërkohë sot të afërmit bënë varrimin e viktimave.
a.ç