• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO/ Vrasja dhe djegia e kosovarit në Fushë-Krujë, ja kush është viktima

by Java News
06/05/2018 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e djeshme në Borizan të Fushë-Krujës ku një person u gjet i djegur brenda një makine. Nga trupi i viktimës janë marrë pak prova, për shkak se ai ishte i karbonizuar plotësisht. Dyshimet e para të ekspertizës janë se ai është qëlluar më parë në kokë dhe më pas është djegur brenda mjetit, por përgjigja përfundimtare nga laboratori ende nuk është zbardhur.

Sot në Fushë-Krujë kanë mbërritur edhe vëllai dhe nipi i 61 vjeçarit Xhafer Osmanit, të cilët kanë dhënë detaje shtesë për grupin hetimor. Nipi i viktimës ka pasur edhe kontaktin e fundit me xhaxhanë, i cili i kishte thënë se do të ikte për një ditë në Shqipëri për të mbyllur një punë. Por prej tre ditësh, ka pohuar nipi para grupit hetimor, kishin humbur çdo kontakt me 61 vjeçarin.

Lëvizja e Osmanit drejt Shqipërisë është konfirmuar edhe në sistemin TIMS, ku ky person me makinën e tij tip “Volkswagen Turan”, është regjistruar në pikën kufitare të Morinës, në datën 29 prill 2018. Ndërsa në vendin e ngjarjes, policia ka krehur të gjithë zonën si dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë së një karburanti aty pranë.

Ditën e ngjarjes, kamerat kanë fiksuar një person që blen një shishe benzinë në karburant dhe largohet prej aty. Por grupi hetimor ka arritur të gjejë personin e dyshuar dhe ka konfirmuar se ai nuk ka lidhje me ngjarjen, pasi ka pasur alibi që mohon përfshirjen e tij.

Ka dyshime se deri në vendin ku u gjet trupi i pajetë, viktima të ketë shkuar me një tjetër person. Ndërsa dëshmitarë të rastësishëm kanë pohuar se kanë parë në atë vend ditën e krimit një person që ikte me vrap, por pa konfirmuar nëse ka lidhje me ngjarjen apo të japin një identikit të personit që vraponte.

Sa i përket pistave hetimore për vrasjen, prokuroria ngriti fillimisht dyshimet e një vrasje për shkak të ndonjë lidhje intime të viktimës në Shqipëri, por për këtë pistë nuk ka shumë prova. Dyshime ka gjithashtu se 61 vjeçari kosovar mund të jetë përfshirë në ndonjë aktivitet të jashtëligjshëm dhe vrasja është bërë për prishje pazaresh. Pak persona janë shoqëruar që të kenë dijeni për ngjarjen, pasi grupi hetimor nuk ka shumë informacion për itinerarin dhe lëvizjen e Xhafer Osmanit në Shqipëri.

a.ç

Next Post
Skeda/ Gjyqtari i Kushtetueses deklaron 232 milionë lekë, si u pasurua Fatmir Hoxha

Skeda/ Gjyqtari i Kushtetueses deklaron 232 milionë lekë, si u pasurua Fatmir Hoxha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In