Lulzim Basha ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me qytetarët e Shkodrës.
Edhe pse njihet si një bastion i PD-së, prezenca ishte shumë e ulët. Basha tha se shumë shpejt do të vijë dita që shkodranët ta pinë kafenë të qetë. Por fotot tregojnë se kafenetë kanë qenë të populluara teksa kreu i PD mbante takimin.
Një detaj i çuditshëm ishte edhe fakti se në këtë takim, kryebashkiakja e PD-së, Voltana Ademi, nuk ka marrë pjesë.
Nuk dihen arsyet e këti vendimi, por vështirë të thuhet se ajo mund të ketë pasur ndonjë takim më të rëndësishëm.
/a.r












