Alarmi për cunami vijon të jetë ende aktiv në të gjithë vijën bregdetare të Zelandës së Re pas tërmetit 7.8 ballë i shkallës rihter që shkaktoi dëme të shumta materiale.
Autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve të largohen në dhellësi të tokës apo në terren të lartë, pasi u konfirmua tërheqja e detit dhe disa brigje u goditën nga dallgë të pazakonta deri në 3 metra të larta.
And the terrifying sound… #eqnz pic.twitter.com/QZLiGpxuTK
— Code Club Aotearoa (@CodeClubNZ) November 13, 2016
Megjithatë sipas autoriteteve të emergjencës, dallgë të tjera edhe më të rrezikshme mund të godasin vendin. Në qytetin Christchurch janë dëgjuar sirenat e cunamit. Dëmet materiale kanë qenë të shumta.newsbomb/a.k