• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

(FOTO+ VIDEO) Eurovision 2018/ Eugent Bushpepa publikon versionin zyrtar të këngës “Mall”

by Java News
16/03/2018 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eugent Bushpepa është fituesi i Festivalit të 65 të Këngës në Radio Televizion. Kënga “Mall” është një kompozim i vetë artistit, ndërsa edhe vargjet e tekstit i ka shkruar gjithashtu vet.

“Ështe nje konglomerat tingujsh, ndjenjash dhe fjalesh qe dikur ishin pjese e imja. Shpresoj t’ju pelqeje dhe t’ju ndihmoje te kaloni sadopak mallin qe keni per dike.”– ka shkruar artisti në profilin e tij në instagram pas fitores.

Kënga u cilësua si një nga më të mirat e viteve të fundit, madje dhe vetë këngëtari ka “rrëmbyer” komentet superlative të kritikëve të artit, por edhe të mbarë shqiptarëve duke e cilësuar Bushpepën një zë të rrallë i cili do të na bëjë krenar me performancën e tij.

Në sajtin zyrtar të Eurovision Song Contest në Youtube ka nisur prej një jave tanimë publikimi I klipeve dhe versioneve zyrtare të këngëve të shteteve pjesmarrëse në këtë kompeticion. Dhe pikërisht ditën e sotme rradhën e ka pasur pasur kënga “Mall” e Gent Bushpepepës.

Sipas rregullavë të këtij kompeticioni kënga nuk duhet të kalojë minutazhin e 3 minutave, dhe kënga Mall është 3:12 duke respektuar së pari një nga rregullat më strikt të produksionit televiziv.

Mirëpo veç të tjerash vihet re që Bushpepa ka zgjedhur ta këndojë këtë këngë në gjuhën Shqipe duke mos dashur t’ja zbehi forcën e fuqishme vargjeve të shkruara nga ai vetë, duke zgjedhur që mesazhi të tingëllojë sa më origjinal dhe pa “sforcime” të një anglishteje të përshtatur.

Së dyti rokeri ka bërë një tjetër zgjedhje kurajoze që është për tu vlerësuar maksimalisht.

Asnjë klip pompoz, asnjë përpunim drastik të klipit, grimit, tekstit, stilit, por ka vendosur të paraqitet me klipin në versionin original, i kënduar në studio dhe i prezantuar edhe në kanalin e festivalit të RTSH.

Edhe publikimi në faqen zyrtare të të ESC tregon se Genti e ka bërë zgjedhje e tij tashmë, thjesht, shqip dhe tejet origjinal.

Refreni i këngës:

Lot i patharë ndriçojë këtë natë
Sonte kumbo prej shpirtit pa fjalë
Vetëm një çast dhimbja të më ndalë

Ky lot i patharë një ditë do shterojë
Nga puthjet e zjarrta që ëndërroi
Në atë çast dhimbja do ndalojë

MA.ME

Next Post
Tjetërsimi i pronave/ Prangoset kryebashkiaku i Lezhës, fletë-arresti për 23 zyrtarë

PROFILI/ Kush është kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj, nga oficer policie rrugore, në funsione politike në PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

April 13, 2026
Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

April 13, 2026
“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

April 13, 2026
Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

April 13, 2026
Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

April 13, 2026
Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

April 13, 2026
DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

April 13, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Galilei nuk di të lexojë hartat

April 13, 2026
“Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

“Nuk dua gjë tjetër!” I moshuari ndalon Ramën në Vlorë, ja çfarë i kërkoi Kryeministrit (Video)

April 13, 2026
Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

Mbledhja me Kolegjin e Kryetarëve, Berisha porosi kryetarëve të degëve: Protesta arma jonë kryesore

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In