• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

(FOTO) Veliaj: Shpifjet e sulmet politike, s’na devijojnë nga misioni për qytetarët

by Java News
15/10/2016 12:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar sot ndaj akuzave dhe sulmeve që po i bëhen atij dhe bashkisë së Tiranës, ku ka thënë se këto akuza e shpifje politike nuk e devijojnë atë nga misioni i vetëm që është shërbimi ndaj qytetarëve.

“Më vjen mirë sepse jemi fokusuar te puna. Ky ka qenë vetëm viti ynë i parë dhe banorët e njësisë 3 kanë parë disa investime në kopshte, çerdhe, shkolla dhe infrastrukturë. Kështu do të vijojmë edhe në tre vitet e tjera. E di që shumë qytetarë janë të shqetësuar nëse bashkia do të fillojë të politizohet e të merret me fushatën e sharjeve e shpifjeve. Dua t’i siguroj ata se jam i fokusuar dhe nuk ka asnjë sharje, shpifje dhe asnjë sulm politik që më bën të devijoj nga misioni për t’i shërbyer qytetarëve të Tiranës”, siguroi ai, duke theksuar se motoja e bashkisë do të vazhdojë të jetë puna.

Këto deklarata kryetari i bashkisë i bëri gjatë inspektimit të punës për rikonstruksionin e plotë të rrugës “Kujtim Laro” në njësinë nr. 3 në kryeqytet.

Rruga u vjen në ndihmë rreth një mijë familjeve dhe tashmë, veç asfaltimit dhe trotuareve, ofron edhe sinjalistë moderne dhe rrjet të plotë kanalizimesh.

Erion Veliaj, ndërsa inspektoi punimet e kryera në këtë rrugë, falenderoi banorët që u treguan të gatshëm të lirojnë hapësirat e zëna për të lejuar zgjerimet e nevojshme të rrugës dhe për krijimin e vendeve publike, por edhe për korrektesën në pagesën e taksave.

“Dua të falenderoj banorët që janë treguar mirëkuptues, kanë liruar hapësirat e zëna publike, kanë lejuar që trotuaret të bëhen aq sa duhen dhe që kanë qenë korrektë në pagesën e taksave të bashkisë; pagesën e taksës së parkingut dhe të gjitha detyrimet e tjera që kanë për një qytet që funksionon”, tha Veliaj.

Më tej, ai theksoi se edhe kjo rrugë ashtu si çdo investim i Bashkisë së Tiranës përveçse u shërben qytetarëve në jetesën e përditshme, u jep atyre mundësi që të rrisin edhe vlerën e pronës.

“Vlera e banesave në Tiranë, vetëm këtë vit, është rritur me 20% dhe kjo vjen falë investimeve në infrastrukturë. Ndaj detyra e të gjithë qytetareve është që t’i mirëmbajnë ato, për t’u siguruar që vlera e pronës vijon të rritet në Tiranë dhe për gjithë banorët që kanë vendosur që familjen e tyre ta krijojnë e ta zhvillojnë në Tiranë, t’ia shohin hajrin kësaj pune dhe investimeve të bashkisë”, theksoi kreu i Bashkisë së Tiranës. Veliaj premtoi se, edhe në vijim, angazhimi kryesor i bashkisë do të jetë tek puna, pavarësisht akuzave apo shpifjeve për projektet e nisura prej saj.

Ndërsa solli në vëmendje projektet e nisura në rreth 100 kantiere ndërtimi, Veliaj kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve sot për një qytet më të mirë nesër.

“Vërtet kemi hapur 100 kantiere, u kërkojmë ndjesë qytetarëve për këtë, por kur të kenë mbaruar do jenë 100 punë të mbyllura. Ashtu si një shtëpi e mirë ku teksa punohet, ka pak rrëmujë, ashtu edhe familja jonë e madhe në Tiranë ka pak rrëmujë me trafikun dhe lëvizjet në qytet, teksa mbarojmë këto projekte madhore. Por, kur këto punë të mbarojnë do të kemi një qytet shumë më të mirë, ashtu si rruga “Kujtim Laro”, e cila sot është një punë e mbaruar mirë për njësinë nr. 3”, përfundoi ai.

Rruga “Kujtim Laro” ka një gjatësi prej rreth 330ml dhe investimi i bërë ka mundësuar rregullimin e asfaltit, trotuareve, shtrimin e rrjetit të kanalizimeve për ujërat e bardha, ndriçimin e rrugës, vendosjen e sinjalistikës rrugore, krijimin e linjave rezervë, por edhe shtimin e gjelbërimit përgjatë gjithë rrugës.

Veliaj:Shpifjet e sulmet politike,s’na
devijojnë nga misioni për qytetarët

 

v1v2v3v4v5v6v7v8v9

Next Post
(Video+16) ‘Lufta’ për audiencë, gazetarja zhvishet gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë

(Video+16) 'Lufta' për audiencë, gazetarja zhvishet gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com