• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO / Veliaj dhe zyrtarja e Bankës Botërore shërbejnë drekë për njerëzit në nevojë

by A R
18/10/2018 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Përfaqësuesja e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri, Maryam Salim, shërbyen dje një drekë për dhjetëra të njerëz në nevojë në qendrën sociale komunitare “Gonxhe Bojaxhiu”.

Në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka hapur 7 qendra sociale, ku marrin shërbime njerëz në vështirësi ekonomike. Veliaj nënvizoi se shumë prej politikave që janë bërë në bashkëpunim me Bankën Botërore janë përkthyer në nisma konkrete në dobi të njerëzve në nevojë. “Disa herë nevoja është në formën e një vakti, prandaj kemi hapur 7 mensa sociale në Tiranë. Me Bankën Botërore kemi bërë disa ligje shumë të dobishme, si ato për ndihmën ekonomike që marrin grante, sistemi me pikëzim, pra që njerëzit marrin ndihmë ekonomike sipas nevojës që kanë. Shumë prej politikave tona që kemi bërë me Bankën Botërore përkthehen në qendra të tilla sociale”, tha ai, teksa listoi disa prej rasteve të shumta që trajtohen në qendrat sociale të hapura nga Bashkia.

Përfaqësuesja e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri, Maryam Salim, shprehu vendosmërinë për të vijuar bashkëpunimin me institucionet shqiptare për të punuar bashkërisht me qëllim uljen e varfërisë. “Ne premtuam se do të ktheheshim sërish me kryebashkiakun dhe ja ku jemi të gjithë së bashku. Por, më emocionuese janë të gjithë aktivitetet që ju keni këtu në qendër që kanë të bëjnë me njerëz të të gjitha moshave. Ju keni edukimin për më vegjlit, pra ju keni mbështetje për fëmijët tuaj, keni mbështetje për edukimin, për asistencë sociale, këshillim, punë, të gjithë aktivitetet që ju nevojiten për të pasur sukses ju dhe familjet tuaja”, u shpreh Maryam Salim.

Kryebashkiaku Veliaj falenderoi të gjithë ata që punojnë me përkushtim në qendrat sociale. “E vlerësojmë shumë punën tuaj, jo vetëm në ditë festash dhe në ditë të shënuara, por në çdo ditë që ju shërbeni në këtë komunitet dhe pjesa e strategjisë që kemi me Bankën Botërore, ishte që jo vetëm të kishim pagesat për njerëzit në nevojë, por të kishim edhe shërbime fizike, që do të thotë një vakt, asistencë sociale, këshillues, psikologë”, nënvizoi kreu i Bashkisë.

Bashkia Tiranë ofron një sërë lehtësirash për shtresat më në nevojë të shoqërisë. Çdo muaj trajtohen me pako ushqimore familjet të cilat e kanë të pamundur të sigurojnë ushqimet bazë në tryezat e tyre. Gjithashtu, është siguruar mbrojtje për të gjithë fëmijët që janë viktima të dhunës dhe urisë dhe nëpërmjet qendrave të saj sociale, Bashkia e Tiranës mundëson një vakt të ngrohtë për gjithë ata që nuk e sigurojnë dot.

Next Post
Trump kërcënon Meksikën me mbylljen e kufirit

Trump kërcënon Meksikën me mbylljen e kufirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Biznesmenët shqiptarë “hedhin sytë” jashtë Shqipërisë për të investuar

Biznesmenët shqiptarë “hedhin sytë” jashtë Shqipërisë për të investuar

September 18, 2026
Publikohet lista e Kosovës, talenti i Bayern-it do të luajë për “dardanët”

Publikohet lista e Kosovës, talenti i Bayern-it do të luajë për “dardanët”

September 18, 2026
Një “pasqyrë” për çmimet, Rama-furnitorëve: Fitoni, por lini të tjerët të marrin frymë!

Një “pasqyrë” për çmimet, Rama-furnitorëve: Fitoni, por lini të tjerët të marrin frymë!

September 18, 2026
Pse bankat evropiane po e heqin arin e tyre nga SHBA-të?

Pse bankat evropiane po e heqin arin e tyre nga SHBA-të?

September 18, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Formula e re e pagave, gjyqtarët dhe prokurorët çojnë ligjin në GJK: S’e bëjmë për paratë, por…

September 18, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Fituan luftën, por s’po gjejnë dot paqe(n)

September 18, 2026
Largoi 950 mijë euro verëra nga vila e Ergys Agasit, lihet në burg Eno Agasi

Largoi 950 mijë euro verëra nga vila e Ergys Agasit, lihet në burg Eno Agasi

September 18, 2026
“Do thoni në djall ato që fituam”, Rama paralajmëron supermarketet, kërkon transparencë për çmimet (VIDEO)

“Do thoni në djall ato që fituam”, Rama paralajmëron supermarketet, kërkon transparencë për çmimet (VIDEO)

September 18, 2026
‘Dashuria ime sot na la’! E trishtë! Deputeti socialist, Loer Kume, humb bashkëshorten

‘Dashuria ime sot na la’! E trishtë! Deputeti socialist, Loer Kume, humb bashkëshorten

September 18, 2026
Kontroll agjencive funerale në Tiranë, masa për reklamat dhe ekspozimin në zonat e banuara

Kontroll agjencive funerale në Tiranë, masa për reklamat dhe ekspozimin në zonat e banuara

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com