Një mama është duke u investiguar nga policia pasi lidhi me zinxhir në një shtylle vajzën 8-vjeçare. Nëna nga Malajzia ka menduar këtë formë ndëshkimi për vajzën që refuzonte të shkonte në shkollë. Banorët në Kuala Lampur të tronditur kanë rrëthuar vajzën e cila qëndronte e sikletosur e lidhur pas shtyllës, ndërsa një zinxhir në këmbë ja pamundësonte lëvizjen.
Vogëlushja kishte veshur uniformën e shkollës ndërsa pranë saj në tokë gjendej çanta me libra dhe një shishe më ujë. Policia e ka cilësuar të çuditshme skenën ndërsa vajza u ka treguar se mamaja e kishte dënuar duke e lidhur me zinxhir për mosbindje.
Ajo gjithashtu u tha oficerëve se mamaja do të kthehej së shpejti për ta liruar, kështu që u vendos të pritej që ajo të vinte pasi format e tjera të lirimit do ishin më të dhimbshme. Pas 10 minutash pritje mamaja e vogëlushes u kthye dhe sqaroi se e kishte ndëshkuar atë pasi shumë shpesh refuzonte të shkonte në shkollë. Policia po heton gruan dhe do të ndërmarrë masa rreth kësaj ngjarjeje të pazakontë. ma.me