• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTO/ Vajza e Putin në një lidhje dashurie me Zelensky-n! Gazeta gjermane zbulon marrëdhënien e 35-vjeçares

by Java News
19/05/2022 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vajza e Vladimir Putin, Katerina Tikhonova, ka një të dashur që mban mbiemrin Zelensky, njësoj si presidenti i Ukrainës.

Sanksionet kundër 35-vjeçares, të vendosura për shkak të pushtimit të Ukrainës nga babai i saj, kanë bërë që ajo të mos udhëtojë dot nga Moska në Mynih, për të jetuar me partnerin. Në këto udhëtime ajo shoqërohej nga një roje e shërbimit sekret rus.

“Daily Mail” shkruan se partneri i saj i ri, me të cilin ka një vajzë 2-vjeçare, është Igor Zelensky, 52 vjeç.

Ai është një balerin profesionist dhe regjisor i lartë, i cili deri vonë drejtonte Baletin Shtetëror të Bavarisë.

FOTO: Vajza e Putin në një lidhje me Zelensky-n! Gazeta gjermane

Një gjë e tillë është zbuluar nga një hetim i gazetës së pavarur ruse të lajmeve “IStories” dhe gjermanes “Der Spiegel”.

Më parë Katerina, e cila është vajza e vogël nga martesa e Putin me ish-Zonjën e Parë të Kremlinit, Lyufmila Aleksandrovna Ocheretnaya, ka qenë e martuar me miliarderin më të ri të Rusisë, 40-vjeçarin Kirill Shamalov.

Ata u ndanë rreth vitit 2017 kur ajo filloi lidhjen me yllin e baletit. Edhe ky i fundit ishte i martuar më parë dhe ka dy vajza dhe një djalë me koreografen, Yana Serebryakova.

“Për dy vjet, nga 2017-a deri në 2019-n, nëna e vajzës së vogël duhej të udhëtonte nga Moska në Mynih dhe mbrapa shumë herë. Ajo jetonte në Rusi dhe babai i vajzës së saj në Gjermani. Emri i tij është Igor Zelensky”, thuhet në raportin e “Stories”.

Hetimi gazetaresk zbuloi dokumente që vërtetonin fluturimet e bëra nga vajza e Putin, dhëndri, mbesa dhe një dadoje e një roje sigurie.

Zelensky është një balerin i lindur në Rusi dhe me rrënjë gjeorgjiane. Ai nuk besohet se ka lidhje me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. 52-vjeçari u largua nga Baleti Shtetëror Bavarez muajin e kaluar, pasi mesa duket ka refuzuar që të dënojë luftën e përgjakshme të Putinit në Ukrainë.

Raporti thoshte se një burim i “Der Spiegel” në Baletin bavarez, kur është pyetur për ish-kreun e tij, është përgjigjur menjëherë se Zelensky ishte “me shumë mundësi partneri i vajzës së Putin”. Këtë burimi e ka thënë para se ta pyesnin për lidhjet e tij familjare.

Partneri i vajzës së presidentit rus përshkruhet si një nga balerinët më të suksesshëm të baletit në Rusi, një yll i Teatrit Mariinsky në Shën Petersburg dhe i kompanisë së Baletit të Nju Jorkut. Ai ishte solist i ftuar i Baletit Mbretëror në Londër./m.j

Next Post
Dosja e SPAK: Ja si Ardian Uzuni përgatiti vrasjen e “të fortit” të Tropojës

Dosja e SPAK: Ja si Ardian Uzuni përgatiti vrasjen e “të fortit” të Tropojës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

April 3, 2026
Rama-kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për sistemin e adresave! Kritika për legalizimet

Rama-kryebashkiakëve: Angazhohuni seriozisht për sistemin e adresave! Kritika për legalizimet

April 3, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

“Angazhim maksimal për legalizimet”/ Rama: Mbështetje për pushtetin vendor, një flotë e re automjetesh për pastrimin

April 3, 2026
Trump: Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të pasurohemi

Trump: Me pak më shumë kohë, ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të marrim naftën dhe të pasurohemi

April 3, 2026
“Ja pse emërimi i Ols Dados si prokuror është i pavlefshëm”

“Ja pse emërimi i Ols Dados si prokuror është i pavlefshëm”

April 3, 2026
Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

Balla inspekton punimet në Laknas. Së shpejti 800 nxënës do të kenë një shkollë të re me standarde europiane

April 3, 2026
Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Berisha: Mos hajdeni tek unë tani që ju mbaroi kontrata e qirasë!

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Berisha: Mos hajdeni tek unë tani që ju mbaroi kontrata e qirasë!

April 3, 2026
Projekti për të kaluar SHBA, çfarë është Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës?

Si po e fiton Kina luftën në Iran pa shkrepur asnjë plumb

April 3, 2026
Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

April 3, 2026
“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

“Plehrat janë sheshit”, Veliaj kritikon nga gjykata mënyrën si po menaxhohet Tirana

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In