• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

(FOTO) Tragjedia në Tepelenë/ Nëna kishte mbuluar foshnjen me trupin e saj

by Java News
28/12/2016 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një foshnje vetëm 6 muajshe dhe nëna e saj kanë mbetur të vdekura në banesën e tyre si pasojë e një zjarri të rënë nga rrjedhja e gazit. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Tepelenë. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikëse. Në katin e parë të pallatit ku banonte shtetasi G.Shehu ka rënë zjarr dhe për pasojë ka gjetur vdekjen gruaja e tij, Elona Shehu, 35 vjeçe, dhe djali 6-muajsh.

Paraprakisht dyshohet se shkak të ketë qenë rrjedhja e gazit nga bombola që përdorej për ngrohje në banesë. Për pasojë, ka pasur edhe shpërthim dhe gjithçka është shkrumbuar shumë shpejt. Ndonëse ndërhyrja e fqinjëve ka qenë e menjëhershme, askush nuk arriti të nxjerrë të gjallë nënë e bir, pasi flakët kanë përfshirë shumë shpejt banesën. Zjarrfikëset mbërritën në vend pas sinjalizimit të dhënë, por lokalizimi i flakëve ishte tepër vonë, pasi 35-vjeçarja dhe foshnja e saj janë nxjerrë pa jetë.

Banorët

“Ndodhi gjithçka shumë shpejt. Askush nuk arriti dot të hynte pasi flakët kishin përfshirë gjithçka. Kemi parë tmerr. Nuk e dimë cili mund të jetë shkaku, por kjo që ndodhi është një tragjedi shumë e rëndë për familjen. Ne dëgjuam një shpërthim, çka mund të ketë qenë bombola e gazit”, u shpreh një banor i pallatit. Sipas tij, shumë prej fqinjëve ishin përpjekur të shuanin me kova uji e me mjete të tjera rrethanore, por nuk ia kishin dalë dot të shpëtonin viktimat.

Nëna kishte mbuluar foshnjen me trupin e saj 

Në vendin e ngjarjes mbërriti edhe Policia, e cila paraprakisht bëri të ditur se ka qenë rrjedhja e gazit ajo që shkaktoi këtë tragjedi në familjen Shehu. Zjarrfikësit kanë gjetur nënën 35-vjeçare të pajetë, e cila kishte mbuluar foshnjën e vet me trup me qëllim që flakët të mos depërtonin.

Sipas ekspertizës paraprake nga grupi hetimor i mbërritur në vendngjarje, bëhet e ditur se nëna ka dashur të shuajë flakët tek i biri i saj 6- muajsh rrobat e të cilit kishin marrë flakë. Në momentin e rënies së zjarrit, gruaja ka qenë e vetme në banesë së bashku me foshnjën e saj, ndërkohë që i shoqi së bashku me djalin tjetër 4-vjeçar nuk ndodheshin në banesë.

Ndërkaq komshinjtë rrëfejnë momentet që sollën tragjedinë. Ata kanë shpërthyer derën e jashtme të apartamentit ngjitur me të tyren dhe kanë luftuar me flakët për të shpëtuar çfarë të mundnin.

“Kova me ujë kemi hedhur në portën e jashtme, në korridor, me qëllim që të avanconim më tej që të shpëtonin Eldën dhe fëmijën e saj nga vdekja”, shprehet Rizai, komshiu përbri banesës së viktimës. /MA.ME

15782604_10209365319027526_504989569_n

 

15750059_10209365319067527_1780428704_n

 

15730738_10209365319187530_456535936_n

Next Post
Kryeministri japonez në Pearl Harbour: Nuk duhen përsëritur kurrë më tmerret e luftës

Kryeministri japonez në Pearl Harbour: Nuk duhen përsëritur kurrë më tmerret e luftës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com