Ky është 32-vjeçari Ferit Sakaj, i cili prej 5 ditësh është larguar nga shtëpia e tij në Roskovec.
Një 32-vjeçar me origjinë nga Roskoveci prej datës 1 janar rezulton i zhdukur, duke humbur çdo kontakt me familjarët e tij.
Mësohet se Ferit Sakaj është larguar nga banesa e tij në ditën e parë të vitit, ndërsa nëna e tij deklaroi në polici se i biri i tha që do të shkonte tek e motra, në Fier.
Familja ka frikë për fatin e 30-vjeçarit pasi ai është i sëmurë, ndërsa më herët familja Sakaj është e dëmtuar pasi kryefamiljari ka ndërruar jetë duke peshkuar në lumin e Semanit disa vite më pare, e po ashtu kur ishte vetëm 7 vjeç vëllai i Feritit u mbyt po në Seman.
Tragjedia u thelluar kur edhe vëllai tjetër i tij, Ergys Sakaj 14 vjeç, vdiq po në të njëjtën mënyrë, pasi u gjet i mbytur në lumin Seman në muajin gusht të vitit 2022./m.j