Këngëtarja Rovena Dilo është komentuar shumë gjatë kësaj vere për shkak të një fotoje topless që ka postuar në rrjete sociale.
Ky moment nuk ka mbetur pa u cekur edhe nga vajzat e “Thumb”, Fatma dhe Aulona. Ka qenë kjo e fundit e cila ka publikuar një bisedë në Whatsapp gjatë emisionit kur Dilo tregon se fotoja është realizuar nga një mikeshë e saj, edhe pse ajo do të ishte e lumtur edhe nëse do ta realizonte një mashkull.