• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTO/ Tmerr në Nju Jork, mbi 600 të vdekur nga COVID në muajin prill janë ende në kamionë frigoriferikë

by Java News
23/11/2020 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nju Jorku është në ankth nga hipoteza e një vale të dytë të Covid-19. Shkollat ​​janë mbyllur dhe kufizimet e reja po shfaqen në horizont. Ndërkohë, “Big Apple” ende po merret me valën e parë të pandemisë të pranverës së kaluar. Rreth 650 kufoma njerëzish që kanë vdekur nga virusi në valëne parë në muajin prill ndodhen ende të vendosur në kamionë frigoriferikë në bregun e lumit në Brooklyn.

Trupat u përkasin njerëzve, për të cilët familjet nuk mund të gjurmohen ose njerëzve që nuk mund të përballonin varrimin. Kamionët në frigoriferë u vendosën si një morg emergjence gjatë kulmit të pandemisë dhe autoritetet kanë punuar që prej asaj kohe për të gjetur dhe ndihmuar familjet e viktimave.

Zbulimi rreth trupave që ende nuk kanë një varr, ka ndodhur në një kohë që qyteti është në ankthin  e një vale të dytë. Kryebashkiaku Bill de Blasio ka urdhëruar mbylljen e shkollave publike dhe nuk përjashtohet që kufizime të tjera së shpejti mund të shkaktohen në një përpjekje për të përmbajtur virusin.

Në fakt, pandemia në Shtetet e Bashkuara ka regjistruar më shumë se 110,000 raste në ditë në muajin e fundit, me kulmin deri në 200,000 raste. Ndërsa numri i vdekjeve ka shkuar mbi 256 mijë persona që nga nisja e saj në dimrin e shkuar.

Situata është veçanërisht serioze edhe në El Paso, Texas, ku kryebashkiaku Dee Margo kërkoi dhe mori ndërhyrjen e Gardës Kombëtare për të ndihmuar morgjet e qarkut të mbingarkuara nga numri i lartë i  vdekjeve nga Covid.

Ndërkohë, kufizimet kanë hyrë në fuqi në pothuajse të gjitha shtetet e SHBA-së përpara Ditës së Falënderimeve, e cila bie të enjten e fundit të nëntorit. Shpresa për ta përballuar këtë situatë, ka të bëjë me një vaksinë të mundshme së shpejti.

Pfizer dhe BioNTech i kanë paraqitur administratës së Ushqimit dhe Barnave kërkesën për një autorizim urgjent të vaksinës së tyre dhe sipas Moncef Slaoui, kreu i Operacionit Warp Speed, vaksinimet mund të fillojnë tashmë në mes të dhjetorit.

g.kosovari

Next Post
Horoskop/ 4 shenja që e kanë problem martesën

Horoskopi 23 Nëntor 2020/ Ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LETRA / 76 kryebashkiakë në mbështetje të Veliajt dhe Imamoglu: Të shqetësuar për mbajtjen e tyre në burg pa afat

LETRA / 76 kryebashkiakë në mbështetje të Veliajt dhe Imamoglu: Të shqetësuar për mbajtjen e tyre në burg pa afat

January 28, 2026
Instituti i Vjenës: Skenari i anëtarësimit të pjesshëm për Shqipërinë në BE

Instituti i Vjenës: Skenari i anëtarësimit të pjesshëm për Shqipërinë në BE

January 28, 2026
Divorcet në rekord historik, çfarë po i ndodh familjes shqiptare?

Divorcet në rekord historik, çfarë po i ndodh familjes shqiptare?

January 28, 2026
Gjendet pa shenja jete 50-vjeçari në Shkodër! U gjet në sediljen e pasagjerit të një makine…

Sherr mes disa personave në Shijak, plagoset me armë 45-vjeçari, në kërkim 2 kushërinj

January 28, 2026
Reagon Bordi i Paqes: Mirëpresim Shqipërinë si anëtare themeluese e organizatës tonë në rritje

Reagon Bordi i Paqes: Mirëpresim Shqipërinë si anëtare themeluese e organizatës tonë në rritje

January 28, 2026
SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve

SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve

January 28, 2026
Bashkia e Lezhës paralajmëron qytetarët për mot të keq më 22 gusht

Vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, borë në Alpe

January 28, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

January 28, 2026
“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In