Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë mbikalimit.
Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar si pasojë e ngjarjes si dhe shkaqet e djegies së mjetit që dyshohet se ka qenë në ecje. Ndërhyrja e zjarrfikëses ka qenë pothuajse e kotë, pasi makina ka shpërthyer në flakë brenda një kohe shumë të shkurtër. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./a.meta