• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Cakaj në SHBA krah Trump e Pompeo: Shqipëria e gatshme në përpjekjet për të shkatërruar përfundimisht ISIS

by Java News
06/02/2019 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global për Shkatërrimin e ISIS, organizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, në Uashington.

Ky Ministerial, i cili zhvillohet prej disa vitesh, shërben si një forum i rëndësishëm në orientimin dhe bashkimin e përpjekjeve globale në luftën për shkatërrimin e plotë të ISIS, si dhe për shpalosjen e nismave, angazhimeve dhe projekteve të reja të Administratës Trump dhe partnerëve në Koalicion, për ndërtimin e paqes dhe të ardhmes post konflikt në Siri dhe Irak.

Administrata amerikane i kushtoi sesionit të këtij viti një vëmendje të veçantë ku pas çeljes së takimit nga Sekretari i Shtetit Pompeo, mori pjesë dhe mbajti një fjalë edhe Presidenti i SHBA-ve Donald Trump.

Ministri në Detyrë, Cakaj, në ndërhyrjen e tij theksoi edhe njëherë gatishmërinë e Shqipërisë, që në krye të herës, për të qenë përkrah aleatëve, si dhe autoriteteve të Irakut, në përpjekjet e përbashkëta për të shkatërruar përfundimisht ISIS.

Cakaj vlerësoi se solidariteti që ka karakterizuar Koalicionin, vendosmëria dhe kontributi substancial i përbashkët, ka dhënë rezultate të shkëlqyera në luftën e kundër terrorizmit dhe ISIS.

Në përfundim të fjalës së tij Cakaj shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të vijuar mbështetjen dhe bashkëpunuar ngushtë me aleatët për të ndërtuar paqen e vështirë në rajon dhe inkurajuar Qeverinë e Irakut për të siguruar dhe çuar përpara fitoren e arritur, për konsolidimin e paqes së qëndrueshme dhe prosperitetin ekonomik të vendit./a.meta

Next Post
FOTOT/ Igumenicë, operacion i përbashkët anti-droge, prangosen 3 shqiptarë

FOTOT/ Igumenicë, operacion i përbashkët anti-droge, prangosen 3 shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kroacia bllokon Malin e Zi në hapjen e kapitullit 31! Vetoja e Zagrebit, pengesa më e madhe në negociatat me BE

Kroacia bllokon Malin e Zi në hapjen e kapitullit 31! Vetoja e Zagrebit, pengesa më e madhe në negociatat me BE

July 28, 2026
Botërori 2026 dhe debatet/ Infantino thirret të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Trumpin

Botërori 2026 dhe debatet/ Infantino thirret të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Trumpin

July 28, 2026
Ambasada shqiptare në Londër ‘detyron’ BBC-në të korrigjojë titullin denigrues ndaj shqiptarëve

Ambasada shqiptare në Londër ‘detyron’ BBC-në të korrigjojë titullin denigrues ndaj shqiptarëve

July 28, 2026
Raporti i DASH: Shqipëria e rrezikuar nga sulmet kibernetike të Iranit e Rusisë

Raporti i DASH: Shqipëria e rrezikuar nga sulmet kibernetike të Iranit e Rusisë

July 28, 2026
Pavarësia, 113 vjet më pas. Fakte dhe shtrembërime…

SPAK të kërkojë menjëherë heqjen e imunitetit të Agron Shehajt!

July 28, 2026
I kërkuar nga SPAK për trafik të 8.1 tonëve drogë, dorëzohet në polici Nazmi Shahini (Drazhi)

I kërkuar nga SPAK për trafik të 8.1 tonëve drogë, dorëzohet në polici Nazmi Shahini (Drazhi)

July 28, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një person i plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një person i plagosur

July 28, 2026
“Bypass-i” i Tiranës, Karakaçi inspekton punimet: Nyje strategjike për lidhjen e korridoreve kombëtare

“Bypass-i” i Tiranës, Karakaçi inspekton punimet: Nyje strategjike për lidhjen e korridoreve kombëtare

July 28, 2026
UNESCO paralajmëron Shqipërinë: Ohri rrezikon të humbasë statusin e Trashëgimisë Botërore

UNESCO paralajmëron Shqipërinë: Ohri rrezikon të humbasë statusin e Trashëgimisë Botërore

July 28, 2026
Ankimi për lirimin e 25 pasurive nga sekuestro, Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit

Ankimi për lirimin e 25 pasurive nga sekuestro, Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In