• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO: “Tirana, Kryeqytet Evropian i Rinisë 2022″/ Hapet ekspozita unike ‘Ne jemi heronjtë tanë’ në Muzeun Kombëtar

by
18/03/2022 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kongresi Rinor Kombëtar, në kuadër të titullit “Tirana, Kryeqytet Evropian i Rinisë 2022” sjell në Shqipëri ekspozitën e parë “Street Art”” në Tiranë me titull “Ne jemi heronjtë tanë”.

Koordinatorja e Përgjithshme e titullit “Tirana, Kryeqytet Evropian i Rinisë 2022” pranë Kongresit Rinor Kombëtar, Aspasjana Kongo, vlerësoi portofolin artistik të artistit grek “Same84” dhe theksoi rëndësinë e artit duke shprehur vëmendjen që Tirana EYC 2022 i ka dhënë nëpërmjet programit “Rinia prodhon Kulturë”.

“Shumë faleminderit Muzeut Historik Kombëtar dhe ambasadës greke për mbështetjen që na jep për realizimin e projekteve për të rinjtë. Për ne është një mbështetje që do të vijojë për të rinjtë dhe do të vazhdojmë angazhimin tonë për të mbështetur një kalendar me shumë aktivitete përgjatë këtij viti”, u shpreh Kongo. Ajo ftoi të gjithë të rinjtë që të vizitojnë ekspozitën deri më datë 22 Mars në ambientet e Muzeut Kombëtar të Tiranës. Titulli i ekspozitës “Ne jemi heronjtë tanë”, i referohet pikërisht asaj që përmend titulli “Tirana, Kryeqytet Evropian i Rinisë 2022”.

Siç shprehet artisti grek, “të gjitha veprat në ekspozitë janë të frymëzuara nga fuqia jonë njerëzore dhe nevoja për të nxjerrë nga vetja heroin që të gjithë e fshehim në shpirt. Nisur nga ky arsyetim, jam përpjekur me veprat e mia të ‘ndërlidh’ njerëzit e përditshëm që takojmë në përditshmërinë tonë, me heronjtë ‘modernë’.

“Dhe në një mënyrë që njëri ‘hijezon’ tjetrin, duke treguar se është detyra jonë të ‘kapim’ vetë jetën tonë dhe më në fund të bëhemi heronjtë tanë”.

Në këtë ekspozitë artisti grek i rrugës “Same 84”, prezanton shumë nga punimet e tij të reja në telajo, të cilat janë punuar me teknikë të përzier, duke mbajtur kështu të njëjtën teknikë me të cilën punon muret në hapësirën e hapur publike. Ky fakt jep një ndjesi të veçantë te rrugës në kanavacë, ndërkohe që teksturat e çimentos dhe shkrimi me spërkatje e theksojnë ketë ndjenjë.

Karakteristikë e veprave të tij janë kontrastet shumë të forta. Ekspozita “Same84” është pjesë e aktiviteteve të “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”nën kujdesin e Kyriakos Iosifidis (UrbanAct) dhe Helidon Halitit dhe me organizimin e Kongresit Rinor Kombëtar e mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe Ambasadës Greke në Tiranë.

/b.h

Next Post
Rusët vuajnë presionin e sanksioneve, Putin “mbahet”/ Çmimi marramendës i xhupit që mban veshur presidenti

Rusët vuajnë presionin e sanksioneve, Putin "mbahet"/ Çmimi marramendës i xhupit që mban veshur presidenti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

April 4, 2026
Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In