Disa individë nën emrin e tifo-grupit “Tifozët Kuq e Zi” kanë kryer sot disa akte huligane që nuk i kanë hije aspak një tifozerie serioze.
Ata kanë sulmuar bashkinë Korçë dhe kanë vijuar me kërcënime ne rrjetet sociale se veprimet e tyre nuk do ndalen deri në ndalesën e koncertit të këngëtarit Goran Bregoviç.
“Sot, kemi ndërmarrë një aksion simbolik para zyrave të Bashkisë Korçë.
Ky ishte edhe një paralajmërim për organizatorët e festivalit të birrës që të tërheqin ftesën për Goran Bregovicin.
Ne nuk do ndalemi deri në arritjen e qëllimit.
#bojkotobregovicin”, shkruhet në njoftimin e “Tifozëve Kuq e Zi”.