Saranda e bukurive të jashtëzakonshme është shndërruar në destinacionin e preferuar të turistëve, mes tyre edhe personazhe të rëndësishme publike.
Në orët e para të këtij mëngjesi është parë në brigjet e Jonit, babai i Emirit te Katarit, Sheikh Hamad Bin Khalifa, por ai nuk është i vetmi. Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zgjedhur që pushimet t’i kalojë në Shqipëri, konkretisht në Sarandë.
Shqiptarja.com ka publikuar një foto, ku shfaqet Thaçi teksa po lexon një libër, në një vilë private, me pamje të mrekullueshme nga deti.
g.kosovari