• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO/ Tërmeti i 21 shtatorit, 82 banesave dhe një pallati në Durrës i vendoset shiriti, janë jashtë përdorimit

by Java News
25/09/2019 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

82 banesa dhe një pallat janë bërë të pabanueshme në Durrës si pasojë e dëmeve të pësuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin tonë më 21 shtator. Nga bilanci paraprak po ashtu shpjegohet se edhe 111 banesa të tjera janë dëmtuar rëndë në të gjithë Durrësin. Qyteti bregdetar ka qenë më i prekuri nga lëkundjet për shkak të afërsisë me epiqendrën e tërmetit. Këto shifra janë bërë të ditura nga bashkia e Durrësit.

Gjeografia e shpërndarjes së shtëpive të pabanueshme është e përqendruar kryesisht në 3 njësi administrative Manëz, Sukth dhe Katund i ri me respektivisht 27, 24 dhe 19 shtëpi. Dëme janë regjistruar edhe në Rrashbull ku janë 13 shtëpi të dëmtuara dhe në Ishëm 7 shtëpi.

Në terren janë, 16 grupe vlerësimi në Durrës dhe 5 njësitë administrative, në përbërjen e secilit është një inxhinier ndërtimi. Këto grupe po bëjnë vlerësimin në çdo banesë të prekur nga tërmeti për të dalë më pas me një faturë përfundimtare të dëmeve në banesa e biznese.

Ndërkohë një pallat shumëkatësh në sektorin ”Iliria” të plazhit të Durrësit është vlerësuar si i pabanueshëm për shkak të dëmeve të pësuara nga tërmeti i fortë i 21 shtatorit.

Pallati është ndërtim i dekadës së fundit dhe është rrethuar me shirita bllokues për të shmangur hyrjen në të, si dhe dëmtimet e mundshme nga rëniet e suvasë në vazhdimësi.

E gjithë godina ka pësuar dëme të konsiderueshme strukturore brenda dhe jashtë, ndërsa banorët janë strehuar te të afërm dhe në Shtëpitë e Pushimit të ministrive që ndodhen në Plepa.

g.kosovari

Next Post
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

Opozita: Jo-Ramës, Po-kërkesave të CDU/CSU!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

Çfarë janë raketat kineze që bleu Serbia?

March 14, 2026
Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

Shqipëria prezanton në OKB progresin për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

March 14, 2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, vihet në pranga 36 vjeçari në Fushë Krujë

March 14, 2026
Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

March 14, 2026
Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

Berisha uron Ditën e Verës: Shpresoj që në festën e vitit tjetër t’ia lëmë të keqen dimrit

March 14, 2026
Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

Kamzë/ Transportonte mallra të kontrabanduara, 26-vjeçari kapet me 524 gramë flori, në kërkim dy bashkëpunëtorë

March 14, 2026
Trump paralajmëron sulme të mëdha kundër Iranit: Shikoni çfarë do të ndodhë sot!

Trump: Irani është plotësisht i mundur, po kërkon me ngulm një marrëveshje

March 14, 2026
Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

Irani reagon ashpër pas sulmit të SHBA në ishullin Kharg: Do të përgjigjemi menjëherë

March 14, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In