• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO/ Të atit i ‘trokiti’ SPAK në derë, Andrea Shtëpenja: Jam dënuar për drogë, ç’kam bërë e kam paguar, mos më përfshini familjarët. Babain e…!

by Java News
22/06/2022 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Andrea Dingu (Shtëpenja), djali i fermerit Bektesh Shtëpenja të cilit Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kërkon t’i konfiskojë pasuritë. Në një porononcim për Report TV, i riu pranon se është dënuar por kërkon që familjarët të mos ndikohen nga veprimet e tij të së shkuarës, pasi nuk i ka përfshirë në të. Ai shtoi se është larguar rreth moshës 12-13 vjeçare nga Shqipëria.

“Kam qenë i dënuar, çfarë problemi kam bërë, e kam paguar. Tani nuk e kuptoj çfarë kanë familjarët e mi. Nuk ka ndonjë lidhje me jetën time familjare çfarë kam bërë unë, kështu që çfarë kanë, e kanë ata. Kushdo që të shkojë, këdo që të pyesi do u thojë se e njeh të gjitha zona, ka qenë mekanik, brigadier i mjeteve bujqësore dhe nuk ka asnjë mashtrim në mes.

Unë nuk e dija se isha jashtë dhe kur kam ardhur, ditën e 3 më erdhën në shtëpi. Mendoja se do vinin, por çfarë lidhje kanë me familjarët. Jetoj me prindërit,”- tha Andrea Shtëpenja, i cili ka ndërruar mbiemrin nga Shtëpenja në Dinga.

E ëma e Andreas, Ruzhdije Shtëpenja tha se çdo gjë e kanë përfituar nga puna me 3 autokambajna.

“Kërkon të dijë pse kemi blerë shtëpi. Kemi kaq vite që punojmë me 3 kambajna për misër dhe grurë. Fëmijët kanë qenë në Greqi e Itali. Ai nuk ka lekë për vete, jo për mua. Ndejti 5 vite në burg atje dhe erdhi. Kemi paguar për rrobat se erdhi lakuriq. Kërkoj drejtësi. Nëse i kam me lekë droge, t’i marrë,”- tha Ruzhdije Shtëpenja.

Sot, 240 fshatarë, banues të Kozare të Kuçovës janë paraqitur për të dëshmuar në SPAK. Ata janë shprehur se Shtëpenja është një njeri i ndershëm, punëtor dhe që gjithë jetën është marrë me grurë e jo me trafik droge. SPAK pretendon se pasuria që zotëron është e ngritur me paratë e krimit. Ndërsa vetë Shtëpenja thotë se gjithçka që ka e ka përfituar duke shitur grurin që korr me autokambajnën e tij prej vitesh, por që nuk ka pasur kurrë NIPT e nuk mund të deklarojë faturat./m.j

Next Post
WhatsApp-i juaj do të ndryshojë përgjithmonë, 9 modifikime që do të vijnë së shpejti

WhatsApp-i juaj do të ndryshojë përgjithmonë, 9 modifikime që do të vijnë së shpejti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In