FOTO/ Stuhia përmbyt Sarandën
Reshje të shumta shiu përfshinë sot jugun e vendit. Një stuhi e fuqishme në Sarandë raportohet se ka përmbysur vinçin në portin e mallrave në Limion, duke shkaktuar dëmtimin e dy peshkarexhave. Përmbysja e vinçit rrezikoi jetën e disa peshkatarëve që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes. Stuhia ka zgjatur për disa orë duke sjellë përmbytje në disa zona të qytetit. Sipas raportimeve, reshjet e shiut kanë përmbytur disa nga bizneset dhe banesat. Ndërkaq, probleme sot ka pasur edhe në aksin Burrel-Milot në zonën e Shkopetit, ku si pasojë e reshjeve të shiut dhe rrëshqitjeve, rruga është bërë një kalimshe.
Redaksia Java News/ f.g