• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Studentët e Mjekësisë protestojnë para Parlamentit: Anuloni projektligjin

by Java News
20/07/2023 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi mban sot seancën e fundit për këtë sesion parlamentar dhe pritet që të miratojë projektligjin që detyron studentët e mjekësisë të punojnë në atdhe për 5 vjet pas studimeve.

Në pritje të votimit nga deputetët, studentët e Fakultetit të Mjekësisë po zhvillojnë një protestë në hyrje të Parlamentit, duke shprehur kundërshtinë për këtë nismë ligjore, që ishte paralajmëruar prej mëse një viti nga mazhoranca dhe kryeministri Edi Rama.

Studentët kanë kërkuar njëzëri dorëheqjen e ministres së Arsimit, Evis Kushi, pasi në deklaratën që pasoi mbledhjen e qeverisë ditën e djeshme ajo konfirmoi se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga ligji për punën e detyrueshme.

“E duam mjekësinë si gjithë Europa”, “I duam kushtet si e gjithë Europa”, “Anulloni projektligjin, zero kompromis”, ishin disa prej thirrjeve të studentëve.

Një prej zërave të protestës tha se kërkojnë që një përfaqësi e tyre të hyjë në Parlament dhe të mbrojnë me argumenta përballë ligjvënësve kërkesën e tyre për rrëzimin e projektligjit.

“Kemi ngelur i vetmi vend në Ballkan dhe Europë që kërkon të burgosi rininë, kërkon të burgosi studentët. Studentët janë të vendosur dhe përcjellin shqetësimin e tyre përmes ankesave dhe në Komisione, ku jemi pranuar në vetëm dy prej tyre se të tjerët na kenë mbyllur derën në fytyrë. S’po na lejojnë as të protestojmë’, u shpreh përfaqësuesja e studentëve.

Ndërkohë, sipas gazetarit të A2CNN, Armend Pire pritet që një pjesë e mirë e studentëve, pas diskutimeve që do bëjnë me njëri-tjetrin, do të vendosin për një bojkot të mundshëm dhe vijueshmëri protestash në nisje të vitit të ri akademik.

Këtë e konfirmoi edhe një prej studenteve që iu drejtua protestusve duke thënë se çështja e tyre do të shkojë deri në Gjykatën Kushtetuese.

“Kemi nja një muaj që protestojmë dhe na kanë shteruar energjitë, por kjo nuk do të thotë se do të ndalemi sot. Jua kemi thënë dhe në komision, edhe në intervista, edhe në protesta, edhe në statuse, edhe në forumin e mjekëve që ne do e çojmë në Gjykatë Kushtetuese. Jua kemi thënë dhe këtë tjetrën, po ato firma, kur të dorëzohen do kuptohet se gjithë ata studentë do të bojkotojnë vitin akademik”, tha një studente në protestë.

/f.stafa

Next Post
Tabaku: PD do të kërkojë me këmbëngulje interpelancë me kryeministrin për inceneratorët

Tabaku: PD do të kërkojë me këmbëngulje interpelancë me kryeministrin për inceneratorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In