Kulla Eifel fik dritat në shenjë solidarizimi me banorët e qytetit të shkatërruar në Siri, Alepos. Vitet e fundit drita e Kullës Eifel ishin ndezur me ngjyrat e ndryshme të flamujve të vendeve të sulmeve terroriste. Por mbrëmjes e së mërkurës, rreth orës 20:00 Kulla u pushtua e gjitha nga errësira. Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo, tha se kjo është një formë proteste për situatën e padurueshme në të cilën gjenden banorët e Alepos.
Ndërkohë që rebelët thanë se një armëpushim i ri është vendosur rreth orës 03.00 të mëngjesit me orën lokale dhe evakuimet pritet të ndodhin ditën e sotme. Burime nga ushtria siriane, dhe mediat pro-qeveritare ruse thanë se përgatitjet janë në proces. Luftëtarët rebelë dhe civilë do të largoheshin një ditë më parë, por pas prishjes së armëpushimit çdo gjë ndryshoi. Agjencia e lajmeve Reuters citoi një burim zyrtar sirian se mëngjesin e ditës së sotme “operacioni për evakuimin nga pjesa lindore e Alepos kishte nisur”.
ma.me