• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTO/ “S’ka më dritë në fund të narkotunelit”. Amerikanët mbyllin një ndër rrugët më të fortifikuara të trafikut të kokainës

by Java News
17/05/2022 13:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet amerikanë kanë zbuluar një tunel gjigant, të gjatë sa gjashtë fusha futbolli, që lidhte një magazinë në Tijuana me qytetin San Diego në Kaliforni. Kalimi i fshehtë ishte i pajisur me sistem hekurudhor, elektricitet, sistem ventilimi dhe mure të fortifikuara.

Tuneli i gjatë mbi 530 metra dhe 18,5 metra i lartë, u zbulua nga efektivët e Sigurisë Kombëtare. Në dekadën e fundit, në zonën industriale të qytetit, janë gjetur dhjetëra tunele të tillë. Autoritetet thanë se nuk e dinin për sa kohë kishte qenë në veprim tuneli, por gjatë operacionit u sekuestrua 799 kg kokainë, 75 kg metamfetaminë dhe 1,6 kg heroinë.

Gjashtë persona, të moshës 31 deri në 55 vjeç, të gjithë shtetas amerikanë, u arrestuan të akuzuar për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

“Nuk ka më dritë në fund të këtij narkotuneli”, tha prokurori amerikan që drejtoi çështjen, Randy Grossman. “Do t’i mbyllim të gjitha rrugët nëntokësore që do të gjejmë për të mos lejuar që droga të arrijë në rrugët tona dhe të shkatërrojë familjet dhe komunitetet tona”.

Tuneli është një ndër më të fortifikuarit që është zbuluar ndonjëherë dhe është prova e radhës që muret e ngritura në kufi kanë kufizimet e veta sa i përket rolit për të frenuar trafikun e lëndëve narkotike, apo të njerëzve. Sipas ligjit federal amerikan, autoritetet amerikane duhet të mbushin me beton pjesën e tyre të tunelit.

Ai është i 272-ti i zbuluar në kufirin meksikano-amerikan që prej vitit 1993 dhe i 15-ti prej vitit 2006. Ai u jep mundësi trafikantëve të kalojnë nga Meksika drejt Shteteve të Bashkuara sasi të mëdha drogash të forta, si kokaina dhe heroina, diçka e pamundur kur kalimi bëhet mbi tokë, me makina dhe ku ekziston gjithmonë rreziku i kontrollit të imtësishëm nga ana e policisë.

Autoritetet ligjzbatuese nuk pranuan të lidhnin tunelin e zbuluar me ndonjë kartel specifik meksikan, por Joaquin El Chapo Guzman, dikur kreu i Kartelit të Sinaloas, shquhej si “shpikësi” i kësaj rruge trafikimi.

Edhe pse sot El Chapo ndodhet pas hekurave, ku po vuan dënimin me burgim të përjetshëm, duket se metoda e tij vijon të shfrytëzohet nga trafikantët për të kaluar drogën, por jo vetëm atë, në Shtetet e Bashkuara.

g.kosovari

Next Post
Taksisti shqiptar e padit modelen greke që e hodhi në Tik-Tok: Më shkatërroi jetën me videon që postoi

Taksisti shqiptar e padit modelen greke që e hodhi në Tik-Tok: Më shkatërroi jetën me videon që postoi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In