• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTO: Si u zgjua Kievi sot? Zbrazen rrugët e kryeqytetit. Sirena paralajmëruese, bombardime e shkatërrime

by
25/02/2022 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ukrainasit u zgjuan të premten në mëngjes dhe kuptuan se dita e mëparshme nuk ishte thjesht një ëndërr e keqe. Vendi i tyre po pushtohet nga Rusia, kryeqyteti i tyre është në shënjestër të sulmeve.

Një numër i madh shpërthimesh të forta ranë nëpër Kiev në agim dhe sirenat e sulmit ajror u dëgjuan vazhdimisht në rrugët e shkreta.

Disa apartamente në bregun e majtë të qytetit u dogjën gjatë natës, pasi me sa duket u goditën nga mbeturinat.

Në një tjetër incident, një avion luftarak ukrainas Sukhoi Su-27 u rrëzua mbi kryeqytet. Fotot nga shërbimet e urgjencës treguan një shtëpi dykatëshe në flakë pasi fragmente të një avioni ranë mbi të, megjithëse ishte e paqartë nëse ato ishin nga avioni Su-27, shkruan CNN.

Ndërsa shtetrrethimi brenda natës u hoq zyrtarisht në orën 7 të mëngjesit, qyteti mbeti i qetë, me shumë banorë zgjodhën të qëndronin brenda në shtëpi.

Shumë të tjerë tashmë kanë ikur nga Kievi! Rrugët që të çonin në perëndim të kryeqytetit ishin të mbushura plot të enjten.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se trupat sulmuese ajrore të vendit hodhën në erë një urë mbi lumin Teteriv në Ivankiv, rreth 30 milje (50 kilometra) në veri të Kievit, në një përpjekje për të parandaluar një kolonë të forcave ruse të përparonin drejt kryeqytetit.

/b.h

Next Post
Paralajmërimi i Zelensky: Herët a vonë, Rusia do të detyrohet të negociojë falë protestuesve rusë

Paralajmërimi i Zelensky: Herët a vonë, Rusia do të detyrohet të negociojë falë protestuesve rusë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com