Dita e shenjtërimit të Nënë Terezës është përkujtuar përmes një ceremonie të veçantë në kryeqytet.
Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Toni Gogu bashkë me Nënkryetaren e Bashkisë Anisa Ruseti dhe një grup këshilltarësh vendosën kurora me lule në sheshin që mban emrin “Nënë Tereza” në kryeqytet.
Gjithashtu, në rrugët kryesore të kryeqytetit janë vendosur banderola që përkujtojnë bamirësen e madhe shqiptare ku janë shkruar shprehje të bamirëses së madhe me origjinë shqiptare të cilat janë frymëzim për të gjithë qytetarët e botës.