“BEIJING BJ 212” e njohur në Shqipëri “BÇ”-ë, është një prej makinave më të famshme të Shqipërisë së epokës komuniste, madje një prej ikonave të komunizmit në rrugë. Ajo ka shëtitur rrugët e vendit për të paktën 50 vite dhe akoma syri mund të të kapë tek-tuk ndonjë ekzemplar të mbetur, që tani më tepër përdoren nga koleksionues apo të apasionuar pas makinave të vjetra. E “Albanian Transport” ka sjellë foto nga restaurimi më i arritur për këtë model, “BEIJING BJ 212”, përfshirë edhe ngjyrën të bërë nga pogradecarët. Shfletoni galerinë për të parë transformimin e hatashëm. /ma.me